Kapaciteti mbrojtës dhe preventuese i Iranit, mbrojtës i stabilitetit dhe sigurisë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i85960-kapaciteti_mbrojtës_dhe_preventuese_i_iranit_mbrojtës_i_stabilitetit_dhe_sigurisë
Forcat e armatosura të Iranit, duke njohur më së miri kërcënimet në rajon, veten e tyre e përgatisin në përputhje me këto kërcënime.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 23, 2019 04:47 Europe/Tirane
  • Kapaciteti mbrojtës dhe preventuese i Iranit, mbrojtës i stabilitetit dhe sigurisë

Forcat e armatosura të Iranit, duke njohur më së miri kërcënimet në rajon, veten e tyre e përgatisin në përputhje me këto kërcënime.

Manovrat ushtarake “Vilajeti 97” e forcave detare të ushtrisë së Iranit kanë filluar dje me qëllim të ngritjes së gatishmërisë për t’u përballur me çfarëdo lloj kërcënimi dhe për të deklaruar gatishmërinë e Iranit për vendet e rajonit për arritjen e sigurisë kolektive. Departamenti i Marrëdhënieve me Publikun i Ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit, tha të premten se më shumë se 100 të flota të Marinës, duke përfshirë lloje të ndryshme të destrojerëve, marina raketore, flota logjistike, nëndetëse të lehta dhe të rënda, mjete ajrore, aeroplanë me krahë të fiksuar dhe helikopterë marrin pjesë në këto manovra. Parada mbulon një sipërfaqe prej më shumë 2 milionë kilometër katror duke filluar nga rajoni i ngushticës së Hormozit, bregdetin Makran, Detin Oman, pjesën verior të Oqeanit Indian deri në zonën 10 shkallë veriore në veri të Oqeanit Indian me paradën detare nga brigjet e qytetit Xhask që fillon nga provinca Hormozgan në jug të Iranit”. Komandanti i forcave detare të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit gjeneral Husejn Khanzadi ka thënë: “Ushtrimi i përballjes me çfarëdo kërcënimi, testimi i llojeve të ndryshme të armatimeve, vlerësimi i gatishmërisë së pajisjeve dhe forcave njerëzore dhe ngritja e aftësive, ushtrimi i përgjegjësisë së forcave detare në garantimin e sigurisë së zonave detare dhe deklarimi i gatishmërisë për arritjen në një siguri kolektive për vendet fqinje, janë prej qëllimeve kryesore të kësaj manovre të forcave detare”.  Ndër të tjera komandanti i forcave detare të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit deklaroi se manovra ushtarake “Vilajeti 97” e forcave detare të ushtrisë së Iranit zhvillohet me qëllim të ngritjes së gatishmërisë për t’u përballur me çfarëdo lloj kërcënimi dhe për të deklaruar gatishmërinë e Iranit për vendet e rajonit për arritjen e sigurisë kolektive. Husejn Khanzadi në konferencën për shtyp, duke shpjeguar manovrën e madhe “Vilajeti 97” të forcave detare të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit në Bandarabas në jug të Iranit, deklaroi se kjo manovër ka për qëllim ushtrimin e përballjes me çfarëdo kërcënimi dhe deklarimin e gatishmërisë për arritjen në një siguri të qëndrueshme për vendet fqinje. Habibullah Sajari, zv/koordinatori i ushtrisë së Iranit në kuadër të kësaj manovre të madhe ushtarake detare vuri në dukje se kërcënimet kundër Iranit kanë ekzistuar gjithmonë dhe shtoi se kapaciteti i forcave të armatosura të Republikës Islamike të Iranit është i domosdoshëm për preventim dhe përballje. Ajetollah Khamenei, lideri suprem i revolucionit islamik dhe komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura të Iranit në takimin e fundit të tij me komandantë dhe funksionarë të forcave detare të Iranit përmendi radhitjen e gjerë të armiqve për tu përballur me Republikës Islamike të Iranit dhe shtoi se Irani nuk synon të nisë luftën me askënd mirëpo ai do të vazhdojë të ngrejë fuqinë e tij deri në atë masë që armiku jo vetëm të frikësohet nga sulmi me Iranin mirëpo duke parë fuqinë e forcave të armatosura të heqë nga mendja e tij mendimin për të kërcënuar kombin iranian.