Theksohet mbi zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike midis Iranit dhe Italisë
Ambasadori i Iranit në Itali ka kërkuar zgjerimin e marrëdhënieve midis Iranit dhe Italisë në të gjitha fushat, posaçërisht në fushën ekonomike.
Hamid Bajat, ambasador i Iranit në Itali të shtunën në takimin e zhvilluar me Stefano Bonachini, guvernator i provincës Emilia Romania, ka thënë: Në vitet e fundit, tregtia midis dy vendeve është rritur në mënyrë dramatike dhe në vitin 2017, Italia ka qenë partneri i parë tregtar iranian midis vendeve të BE. Bonachini nga ana e tij ka kërkuar po ashtu zgjerimin e bashkëpunimit midis dy vendeve dhe ka shtuar se disa provinca të Iranit kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me provincën të cilën ai e drejton. Emilia Romania gjendet në veri të Italisë dhe qendra e kësaj province është Bolonja.