Theksohet mbi zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike midis Iranit dhe Italisë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i85982-theksohet_mbi_zgjerimin_e_marrëdhënieve_ekonomike_midis_iranit_dhe_italisë
Ambasadori i Iranit në Itali ka kërkuar zgjerimin e marrëdhënieve midis Iranit dhe Italisë në të gjitha fushat, posaçërisht në fushën ekonomike.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 23, 2019 16:14 Europe/Tirane
  • Theksohet mbi zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike midis Iranit dhe Italisë

Ambasadori i Iranit në Itali ka kërkuar zgjerimin e marrëdhënieve midis Iranit dhe Italisë në të gjitha fushat, posaçërisht në fushën ekonomike.

Hamid Bajat, ambasador i Iranit në Itali të shtunën në takimin e zhvilluar me Stefano Bonachini, guvernator i  provincës Emilia Romania, ka thënë: Në vitet e fundit, tregtia midis dy vendeve është rritur në mënyrë dramatike dhe në vitin 2017, Italia ka qenë partneri i parë tregtar iranian midis vendeve të BE. Bonachini nga ana e tij ka kërkuar po ashtu zgjerimin e bashkëpunimit midis dy vendeve dhe ka shtuar se disa provinca të Iranit kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me provincën të cilën ai e drejton. Emilia Romania gjendet në veri të Italisë dhe qendra e kësaj province është Bolonja.