Vlerësohet vepra artistike e Shahram Nazeri në Universitetin Oksford
Shahram Nazeri, artisti i dalluar i muzikës iraniane, ka marrë vlerësime të larta gjatë një programi të realizuar në Universitetin Oksford të Anglisë së bashku me grupin artistik "Mana" ditën e diel duke marrë kështu shpërblimin "Gjuha e Dashurisë".
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se në këtë program artistik Edmond Herzig, një prej drejtuesve të Fakultetit të Orientalistikës dhe drejtori i grupit "Gjuha e Dashurisë" në Universitetin e Oksfordit, ka vlerësuar lartë praninë e Shahram Nazeri në këtë ceremonie.
Domenik Brukosha, profesor i gjuhës persiane në Universitetin e Oksfordit, gjithashtu në këtë ceremoni prezantoi potencialet e poezisë, letërsisë dhe të figurave letrare të njohura iraniane.
Atusa Momini, këshilltar i projektit "Gjuha e Dashurisë" në sektorin e trashëgimisë së paprekshme, gjatë fjalës së tij prezantoi vlerat e këtij projekti nga pikëpamja e Konventës 2003 për mbrojtjen e trashëgimisë së paprekshme të UNESCO-s dhe pastaj nga ana e Universitetit të Oksfordit, i dhuroi çmimin "Gjuha e Dashurisë" Shahram Nazeriut për të vlerësuar punën dhe kontributin mbi 40 vjeçar të tij në fushën e poezisë dhe muzikës iraniane si dhe të bashkëpunimit të gjatë me këtë projekt.
Realizimi i programit muzikor nga ana e Shahram Nazeri dhe grupit muzikor "Mana" në këtë ceremoni u bë në mënyrë plotësisht natyrale dhe pa përdorur instrumentet dhe teknologjinë digjitale, gjë që tërhoqi vëmendjen e madhe të publikut.