Takimi i Bashar Asad me Liderin Suprem të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i86034-takimi_i_bashar_asad_me_liderin_suprem_të_iranit
Republika Islamike e Iranit ndihmën për qeverinë dhe kombin sirian e konsideron ndihmë për lëvizjen dhe rrjedhën e rezistencës dhe është krenare për këtë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 26, 2019 09:23 Europe/Tirane
  • Takimi i Bashar Asad me Liderin Suprem të Iranit

Republika Islamike e Iranit ndihmën për qeverinë dhe kombin sirian e konsideron ndihmë për lëvizjen dhe rrjedhën e rezistencës dhe është krenare për këtë.

Kështu ka deklaruar Lideri suprem i revolucionit islamik, Ajetollah Khamenei, gjatë takimit që ai pati me Bashar Asad presidentin e Sirisë. Lideri Suprem i Revolucionit Islamik vlerësoi rezistencën e presidentit dhe popullit sirian si arsyeja kryesore e humbjes së Shteteve të Bashkuara dhe mercenarëve të saj rajonalë, duke vënë në dukje: "Republika Islamike e Iranit e konsideron mbështetjen e qeverisë siriane dhe të popullit sirian si ndihmë ndaj lëvizjes së rezistencës dhe ndihet krenare nga thellësia e zemrës së saj". Ajetollah Khamenei theksoi se triumfi i frontit të rezistencës në Siri i ka zemëruar amerikanët dhe i ka nxitur ata të thurin komplote të reja. Ai shtoi: "Çështja e zonës së sigurt, të cilën amerikanët kërkojnë të krijojnë në Siri, është ndër ato komplote të rrezikshme, të cilat duhet të refuzohen dhe të kundërshtohen kategorikisht ". Lideri Suprem i Revolucionit Islamik deklaroi se plani i amerikanëve për të mbajtur një prani të efektshme përgjatë kufirit Irak-Siri ishte një komplot tjetër nga Shtetet e Bashkuara, duke thënë: "Irani dhe Siria janë thellësia strategjike e njëri-tjetrit dhe identiteti dhe fuqia e rezistencës varet nga vazhdimësia e kësaj marrëdhënie strategjike. Kjo do të parandalojë që armiqtë të realizojnë planet e tyre destruktive". Duke iu referuar mbështetjes së Iranit për kombin dhe qeverinë siriane që nga fillimi i krizës së vendit, Ajetollah Khamenei tha: "Përmes rezistencës dhe bashkëpunimit të popullit të saj, Siria arriti të qëndrojë kundër një koalicioni të madh të përbërë nga Amerika, Evropa dhe aleatët e tyre në rajon dhe të dalë triumfuese nga kjo krizë". Ai gjithashtu vuri në dukje një gabim të armiqve në rastin e Sirisë, duke thënë: "Gabimi i armiqve ishte se ata e krahasuan Sirinë me disa vende të tjera arabe. Ndërsa në ato vende, lëvizja e popujve ishte në përputhje me rezistencën dhe ishte, në fakt, kryengritje kundër Amerikës dhe vasalëve të saj. " lideri suprem në vazhdim përmendi planet e Amerikës në kufijtë mes Sirisë dhe Irakut dhe tha se Iranit dhe Siria kanë lidhje strategjike dhe identiteti dhe fuqia e rrjedhës së rezistencës varet nga kjo lidhje dhe kjo strategji. Për këtë arsye armiqtë nuk do të mund të realizojnë planet e tyre. Siria me fuqi dhe duke u mbështetur tek populli i saj arriti të sfidojë Amerikën, Izraelin dhe aleatët e tyre në rajon. Kjo ehe pse ishte e vështirë dhe e rëndë mirëpo me praninë e Iranit në luftën kundër terrorizmit në Siri, komploti i ISIS u zhduk. Megjithatë rajonit ndodhet akoma i kërcënuar nga kërcënimet dhe ndërhyrjet që kanë për qëllim prishjen e stabilitetit dhe të sigurisë. Amerika e di shumë mirë se për thyerjen e rezistencës islamike ajo në çfarëdo lloj forme duhet të qëndrojë në Siri. Nikalos Hiras një prej analistëve të akademisë në mbrojtjes kombëtare në Amerikë në një analizë të tij të quajtur Trump duhet të investojë për kryengritësit në Siri ka thënë se shfrytëzimi i frontit jugor  qeverisë së Donald Trump i jep mundësinë që të kontrollojë edhe zonat e tjera të Sirisë. Tir Bomes profesor dhe diplomat sionist i qendrës për studimet strategjike Dajan disa muaj m parë në një raport të tij ka shkruar: Izraeli duhet të përpilojë kushtetutën në bazë të regjimeve që synojnë të vendosen në zonat jugore të Sirisë. Për momenti plani amerikano-sionist është ndarja e Sirisë sipas prirjeve fetare, sektare dhe etnike. Qeveria amerikane e di se ky plan nuk mund të realizohet me shpejtësinë e planit për ndarjen e vendeve arabe sipas akordit Sykes–Picot. Kjo sepse kushtet historike he kombëtare të popullit sirian nuk lejojnë zbatimin e këtij plani. Ashtu siç ka thënë presidenti sirian në takim me liderin suprem i cili përmendi përpjekjet përçarëse të Amerikës dhe aleatëve të saj në rajon: këto përpjekje do të kenë ndikim të ndërsjellë dhe sot Siria, kurdët dhe nomadët dhe grupet e tjera kundërshtare kanë marrëdhënie të mira me qeverinë. Sot përkundër mendimeve të Amerikës dhe Arabisë Saudite këto grup i janë afruar qeverisë.