Fillon festa botërore e Novruzit në Iran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i86103-fillon_festa_botërore_e_novruzit_në_iran
Festa botërore e Novruzit ka filluar në Iran gjatë një ceremonie të organizuar në prani të kryetarit të Organizatës për Trashëgimi Kulturore, Artizanale dhe Turizëm të Iranit dhe me pjesëmarrjen e ambasadorëve të vendeve të rajonit ku është regjistruar ndërkombëtarisht festa e Novruzit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 28, 2019 12:04 Europe/Tirane
  • Fillon festa botërore e Novruzit në Iran

Festa botërore e Novruzit ka filluar në Iran gjatë një ceremonie të organizuar në prani të kryetarit të Organizatës për Trashëgimi Kulturore, Artizanale dhe Turizëm të Iranit dhe me pjesëmarrjen e ambasadorëve të vendeve të rajonit ku është regjistruar ndërkombëtarisht festa e Novruzit.

Festa Botërore e Novruzit u organizua me bashkëpunimin e Organizatës për Trashëgimi Kulturore, Artizanale dhe Turizmit dhe të komisionit kombëtar të UNESCO-së në Iran dhe në këtë ceremoni morën pjesë ambasadorët e Turqisë, Republikës së Azerbajxhanit, Indisë, Pakistanit, Uzbekistanit, Kirkizistanit, Kazakistanit, Taxhikistanit, Afganistanit, Turkmenistanit dhe Irakut.

Kjo ceremoni u organizua me temën e rëndësisë kulturore të regjistrimit botëror të Novruzit i cili është simboli i solidaritetit rajonal që tregon forcën e kulturës në krijimin e solidaritetit mes vendeve përkatëse.

Përveç programeve të larmishme kulturore, realizimi i programeve artistike nga grupet muzikore të Iranit, Afganistanit dhe Republikës së Azerbajxhanit dhe shtrirja e sofrave “Haft Sin” të vendeve pjesëmarrëse, është bërë me qëllim të njohjes me traditat dhe zakonet e vendeve të zonës së Novruzit, janë pjesë e programit të kësaj feste.