Gjeneral Bagheri: Armiqtë nuk kursejnë kurrfarë përpjekje për ta goditur Iranin
Shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Iranit vuri në dukje kërcënimet 40 vjeçare të armiqve kundër Republikës Islamike të Iranit dhe theksoi se armiqtë gjithnjë ma ndryshimin e taktikës dhe duke përditësuar politikën e tyre, nuk kursejnë kurrfarë përpjekje për ta goditur Iranin Islamik.
Gjeneral Muhamed Husejn Bagheri, shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Iranit, sot (të hënën) në festivalin e pestë për hulumtime industriale të forcave të armatosura që po zhvillohet në Teheran, deklaroi se siguria e qëndrueshme e Iranit është e lidhur ngushtë me shtimin e forcës parandaluese. "Ne, gjithnjë duhet t'i përditësojmë nevojat mbrojtëse të vendit në përputhje me kërcënimet e armiqve", theksoi gjeneral Bagheri.
Ai në vazhdim duke thënë se Irani beson në nevojën për përngjasimin e pajisjeve mbrojtëse, shtoi: "Qëndrueshmëria e sigurisë së Iranit dhe rajonit, mund të vazhdojë vetëm me lëvizje dhe iniciativa të reja dhe kreative në sferat e mbrojtjes, sepse armiqtë me buxhete të mëdha ushtarake, synojnë të godasin Iranin".
Shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Iranit duke thënë se forcat e armatosura të Iranit duke shfrytëzuar kapacitetet e brendshme, kanë arritur t'i plotësojnë gati të gjitha nevojat themelore të tyre duke prodhuar pajisje të ndryshme, theksoi: "Nëpërmjet prodhimit të shkencës, forcimit dhe zhvillimit të forcës parandaluese në mënyrë kreative, duhet të garantohet siguria kombëtare në mënyrë që ashtu si në 40 vitet e kaluara, armiqtë e Iranit përsëri të pësojnë disfatë në përpjekjet e tyre".