ANEA: Irani po zbaton angazhimet e tij në marrëveshjen bërthamore
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike përsëriti faktin se Irani po zbaton angazhimet e tij nën marrëveshjen bërthamore.
"Raporti im mbi Verifikimin dhe Monitorimin në Republikën Islamike të Iranit në dritën e Rezolutës 2231 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mbulon aktivitetet relevante të Agjencisë në atë vend gjatë disa muajve të fundit," tha Amano. "Irani po zbaton angazhimet e tij lidhur me marrëveshjen bërthamore. Është thelbësore që Irani të vazhdojë t'i zbatojë plotësisht këto angazhime, "shtoi ai. Raporti i 14-të i lëshuar më herët nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike përsëriti edhe njëherë përputhjen e Iranit me angazhimet e tij nën marrëveshjen bërthamore.