Irani kritikon qëndrimet e Evropës kundrejt marrëveshjes bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i86222-irani_kritikon_qëndrimet_e_evropës_kundrejt_marrëveshjes_bërthamore
Zv/ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, ka kritikuar veprimet konkrete të BE për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore dhe programin e zbatimit të saj.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 05, 2019 07:06 Europe/Tirane
  • Irani kritikon qëndrimet e Evropës kundrejt marrëveshjes bërthamore

Zv/ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, ka kritikuar veprimet konkrete të BE për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore dhe programin e zbatimit të saj.

Sejed Abas Eragçi, në takimin që pati me Filipe Ekraman drejtori i përgjithshëm i rajonit në ministrinë e jashtme të Gjermanisë i cili ndodhet për një vizitë në Teheran, pasi theksoi veprimin e fundit të Gjermanisë, Francës dhe Anglisë për hapjen e kanalit special tregtar me Iranin të njohur me emrin INSTEX ka kritikuar procesin e gjatë të zyrtarizmit të këtij kanali dhe ka thënë : Nga evropianët pritet që të bëjnë më shumë përpjekje për të vënë në funksion konkret mekanizmin INSTEX. Nga ana e tij drejtori rajonal i ministrisë së jashtme të Gjermanisë pasi kritikoi daljen e Amerikës nga marrëveshja bërthamore theksoi vullnetin e vendit të tij për të vazhduar mbështetjen ndaj marrëveshjes bërthamore. Filipe Ekraman sa i përket krijimit të kanalit special tregtar të Iranit dhe Evropës shpresoi që kompanitë e ndryshme të shprehin interesimin e tyre për bashkëpunim me Iranin ndërkohë që funksionimi i këtij mekanizmi është një prej prioriteteve të Berlinit. më 31 janar të këtij viti ministrat e jashtëm të Gjermanisë, Francës dhe Anglisë njoftuan hapjen e mekanizmit INSTEX për lehtësimin e shkëmbimeve tregtare me Iranin. Në prioritet të tregtisë me Iranin është tregtia e lëndëve ushqimore dhe medikamenteve, por me kalimin e kohës gama e kësaj tregtie do të zgjerohet akoma më shumë.