Të mërkurën mbahet takimi i komisionit të përbashkët të marrëveshjes bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i86226-të_mërkurën_mbahet_takimi_i_komisionit_të_përbashkët_të_marrëveshjes_bërthamore
Ditën e mërkurë në Vjenë të Austrisë do të mbahet takimi i komisionit të përbashkët të marrëveshjes bërthamore me drejtuesit politikë dhe zv/ministrat e jashtëm të Iranit, Gjermanisë, Anglisë, Francës, Rusisë dhe Kinës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 05, 2019 07:06 Europe/Tirane
  • Të mërkurën mbahet takimi i komisionit të përbashkët të marrëveshjes bërthamore

Ditën e mërkurë në Vjenë të Austrisë do të mbahet takimi i komisionit të përbashkët të marrëveshjes bërthamore me drejtuesit politikë dhe zv/ministrat e jashtëm të Iranit, Gjermanisë, Anglisë, Francës, Rusisë dhe Kinës.

Takimi do të kryesohet nga Helga Schmidt drejtoreshë e përgjithshme e shërbimit të jashtëm të BE ndërsa pala iraniane do të përfaqësohet nga Sejed Abas Eragçi zv/ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit. Irani dhe Evropa pas daljes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore kanë mbajtur bisedime të shpeshta për të garantuar interesat ekonomike të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe më në fund më 31 janar të këtij viti ministrat e jashtëm të Gjermanisë, Francës dhe Anglisë njoftuan hapjen e mekanizmit INSTEX për lehtësimin e shkëmbimeve tregtare me Iranin. Në prioritet të tregtisë me Iranin është tregtia e lëndëve ushqimore dhe medikamenteve, por me kalimin e kohës gama e kësaj tregtie do të zgjerohet akoma më shumë.