Heqja e sanksioneve, pjesë thelbësore e marrëveshjes bërthamore të Iranit
Komisioni i përbashkët i marrëveshjes bërthamore njoftoi të mërkurën në fund të takimit të tij të njëmbëdhjetë në Vjenë se heqja e sanksioneve, që lejon normalizimin e tregtisë dhe marrëdhënieve ekonomike me Iranin, është një pjesë jetike e kësaj marrëveshje.
Anëtarët e Komisionit të përbashkët të marrëveshjes bërthamore në këtë deklaratë theksuan angazhimin e tyre për zbatimin e plotë dhe efektiv në të gjithë sektorët të kësaj marrëveshje. Ata theksuan se zbatimi i marrëveshjes bërthamore është element kyç i kornizën globale të mos-përhapjes dhe konsiderohet një arritje e madhe në diplomacinë multilaterale, e cila u miratua nga rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së 2231. Në këtë deklaratë thuhet se anëtarët e komisionit të përbashkët të marrëveshjes bërthamore do të vazhdojnë të mbështesin projektin për modernizimin e reaktorit të kërkimit Arak si pjesë e planit për ta kthyer objektin Fordo në një strukturë bërthamore, fizike dhe teknologjike. Gjithashtu, anëtarët, duke pasur parasysh urgjencën dhe domosdoshmërinë e gjetjes së rezultateve të prekshme, regjistruan Instax-in si një mekanizëm të veçantë për vendosjen e marrëdhënieve financiare efektive, si dhe përcaktimin e Francës, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar si aksionarët kryesor për të lehtësuar tregtinë e ligjshme me Iranin në përputhje me rregullat. Takimi i njëmbëdhjetë i Komisionit të Përbashkët për Drejtorët Politik dhe Zëvendës Ministrat e Jashtëm të Iranit dhe Grupit 4+1 (Gjermania, Anglia, Franca, Rusia dhe Kina) të udhëhequr nga Helga Schmid, u mbajt të mërkurën në Hotel Koburg në Vjenë.