Flota iraniane zmbraps sulmin e piratëve në Gjirin e Adenit
Forcat detare të Iranit kanë zmbrapsur me sukses një sulm pirat ndaj një tankeri iranian të naftës në Gjirin e Adenit.
Piratët që ndodheshin në 11 skafë sulmuan një cisternë iraniane që transportonte një ngarkesë prej mbi 150,000 ton naftë në ngushticën Bab el-Mandeb, por komandot e flotës së 60-të të Marinës iraniane që patrullon në Gjirin e Adenit si pjesë e një misioni jashtë vendit, e kanë zmbrapsur me sukses sulmin. Në vitet e fundit, Flota Ushtarake e Iranit ka forcuar praninë e saj në ujërat ndërkombëtare për të mbrojtur rrugët detare dhe për të garantuar sigurinë e anijeve tregtare dhe të cisternave të naftës. Flota iraniane ka arritur deri tani të pengojë dhjetëra sulme ndaj tankerëve iranianë dhe të huaj gjatë misioneve të saj në ujërat ndërkombëtare.