Nëse Izraeli sulmon tankerët iranianë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i86377-nëse_izraeli_sulmon_tankerët_iranianë
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka kërcënuar të bllokojë "kontrabandën" e naftës iraniane. Ai tha se marina izraelite mund të marrë hapa për të bllokuar dërgesat e naftës iraniane jashtë shtetit, të cilat vazhdojnë pavarësisht sanksioneve të njëanshme të SHBA kundër Republikës Islamike të Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 10, 2019 14:14 Europe/Tirane
  • Nëse Izraeli sulmon tankerët iranianë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka kërcënuar të bllokojë "kontrabandën" e naftës iraniane. Ai tha se marina izraelite mund të marrë hapa për të bllokuar dërgesat e naftës iraniane jashtë shtetit, të cilat vazhdojnë pavarësisht sanksioneve të njëanshme të SHBA kundër Republikës Islamike të Iranit.

Kryeministri i regjimit izraelit nuk e ka specifikuar atë që ai nënkupton me "kontrabandë", sepse sipas të drejtës ndërkombëtare, Irani është plotësisht i autorizuar të eksportojë naftën e tij dhe është qeveria e SHBA që ka shkelur ligjin ndërkombëtar duke pretenduar se të gjitha vendet në botë duhet të respektojnë sanksionet e njëanshme dhe të paligjshme të imponuara nga Uashingtoni në sektorin iranian të naftës. Në realitet, nuk ka "kontrabandë" të naftës iraniane dhe Irani eksporton naftën brenda kuadrit ligjor të përcaktuar nga e drejta ndërkombëtare. Sanksionet unilaterale në mënyrë të qartë janë në kundërshtim me normat ndërkombëtare dhe vendimet e marra nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së. Nëse Irani denoncon sanksionet e paligjshme të Shteteve të Bashkuara dhe shteteve të tjera, natyrisht shtetet e pavarura -e njohin të drejtën e Teheranit për të marrë masat e nevojshme për të kundërshtuar sanksionet e Shteteve të Bashkuara, dhe kjo është për shkak se këto shtete refuzojnë unilateralizmin amerikan. Fatkeqësisht, disa qeveri nuk e kundërshtojnë politikën anti-iraniane të administratës Trump, për shkak të frikës se do t'i nënshtrohen sanksioneve ndëshkuese amerikane. Lëvizja e naftëmbajtësve që mbajnë naftë iraniane në ujërat ndërkombëtare nuk ka të bëjë fare me pretendimet e palogjikshme të kryeministrit të regjimit izraelit dhe çdo kërcënim ndaj naftëmbajtësve që transportojnë naftë iraniane do të ishte një shkelje e ligjeve të transportit ndërkombëtar. Nëse regjimi izraelit merr hapa praktikë për të ndërmarrë veprime dhe për të kryer kërcënimet e veta, pala iraniane nuk do të qëndrojë pa reaguar. Nëse Irani nuk ka reaguar ende ndaj sulmeve izraelite kundër "objektivave të dyshuar iranianë" në Siri, kjo është për shkak se qeveria dhe ushtria siriane duhet të vendosin se kur dhe si t'u përgjigjen sulmeve. Megjithatë, duket se Netanjahu mburret dhe beson se mund të përballojë të bëjë gjithçka pa pasur frikë nga ndonjë reagim nga kundërshtarët e tij. Kërcënimet e Netanjahut kundër tankerëve të naftës që mbajnë naftë iraniane duhet të shqyrtohen nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, por për fat të keq SHBA-ja po e pengon këtë trup të OKB-së që të përmbushë përgjegjësitë e tij ose të ndërmarrë ndonjë vendim kundër veprimeve të paligjshme të regjimit izraelit. Përdorimi i forcës kundër naftëmbajtësve që transportojnë naftë iraniane do të rrezikonte paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, veçanërisht pasi në këtë rast Irani do të kishte të drejtë të hakmerret. Për t'iu përgjigjur një sulmi të mundshëm izraelit ndaj një cisterne iraniane në ujërat ndërkombëtare, Republika Islamike e Iranit nuk do të presë për lejen e askujt. Iranianët do të jenë në gjendje të parandalojnë të gjitha cisternat e naftës që transportojnë karburantit në portet izraelite ose të kryejnë sulme ndëshkuese kundër çdo anijeje me flamur izraelit në ujërat ndërkombëtare. Irani rezervon të drejtën për tu hakmarrë kundër izraelitëve jo vetëm në det, por kudo. Kryeministri i regjimit izraelit është i vetëdijshëm se nëse ky lloj i kërcënimeve mund të zbatohej, Shtetet e Bashkuara do ta kishin bërë përpara Izraelit. Si rrjedhim, komentet e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu janë vetëm një fushatë propagandistike që synon fitimin e më shumë votave në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të Izraelit.