Negociatat mes përfaqësuesve të Iranit dhe Evropës mbi mekanizmin INSTEX
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i86413-negociatat_mes_përfaqësuesve_të_iranit_dhe_evropës_mbi_mekanizmin_instex
Sot në Teheran do të mbahet takimi mes përfaqësuesve të Iranit dhe Evropës për mënyrën e funksionimit të mekanizmit INSTEX për shkëmbimet tregtare të Iranit me Evropën.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 12, 2019 05:42 Europe/Tirane
  • Negociatat mes përfaqësuesve të Iranit dhe Evropës mbi mekanizmin INSTEX

Sot në Teheran do të mbahet takimi mes përfaqësuesve të Iranit dhe Evropës për mënyrën e funksionimit të mekanizmit INSTEX për shkëmbimet tregtare të Iranit me Evropën.

Përfaqësues të Gjermanisë, Francës, Britanisë dhe BE sot do të takohen me përfaqësuesit e Republikës Islamike të Iranit për mënyrën e përdorimit të mekanizimit INSTEX nga e biznesit dhe afaristëve dhe për tregtinë mes Iranit dhe Evropës. Përfaqësues të sektorit politik dhe ekonomik të Evropës së bashku me drejtorin e përgjithshëm të mekanizmit INSTEX dje kanë arritur në Teheran. Ambasada e Francës në Teheran ditën e hënë deklaroi se mekanizmi INSTEX i kryesuar nga Per Fisher i cili përfaqëson Gjermaninë, Francën dhe Britaninë, do të vihet në funksion pas diskutimeve me Teheranin. Sipas kësaj ambasade vizita e Fisher në Teheran në cilësinë e drejtuesit të INSTEX dhe përfaqësuesit të Evropës, është një hap i rëndësishëm për mënyrën e vënies në funksion të tregtisë mes Iranit dhe Evropës. Në muajin maj njëkohësisht me daljen e Amerikës nga marrëveshja bërthamore, Evropa ka shprehur mbështetjen e kësaj marrëveshjeje dhe ka premtuar vënien në funksion të një mekanizmit të veçantë për tregtinë me Iranin dhe pas disa muajsh ka regjistruar zyrtarisht mekanizimin INSTEX për tregtinë me Iranin.