Lideri suprem: Sakrifica në rrugën e Zotit ka vlerë të pallogaritshme
Lideri suprem në ceremoninë e dhënies së medaljes Dhulfakar për gjeneral Kasem Sulejmani, kreu I brigadës Kods të forcave të gardës revolucionare të Iranit ka thënë se sakrifica në rrugën e Zotit nuk mund të shpërblehet me të tilla veprime.
Gjeneral Sulejmani komandanti i brigadës Kods të forcave të gardës revolucionare të Iranit ka marrë medaljen e nderit "Dhulfikar" nga ana e Ajetollah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit islamik të Iranit. Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA të lajmeve, lideri suprem i Revolucionit Islamik dje i ka dhënë medaljen më të lartë ushtarake atë "Dhulfakar", gjenerali Kasem Sulejmani. Përpara kësaj medalja më e lartë e nderit në ushtri që jepej nga Irani ishte Fat’h dhe gjeneral Sulejmani ka tre medalje të tilla. Në fjalimin e tij Ajetollah Khamenei, lideri suprem i revolucionit islamik, tha: Këto që ne japim, shprehim dhe veprojmë si të jenë medalje apo grada janë vetëm një lloj falënderimi nga aspekti material mirëpo nga aspekti fetar dhe spiritual ato nuk mund të krahasohen për nga shpërblimet që marret në kryerjen e të tilla sakrificave. Falë Zotit ky vëlla i madh z. Sulejmani ka sakrifikuar në rrugën e Zotit duke vënë jetën e tij në rrezik sa e sa herë përballë sulmeve të armiqve, mirëpo ai gjithmonë ka dalë fitimtar. Zoti atij i dhëntë durim dhe jetën ja bëftë sa më të mirë, ka thënë në fjalën e tij lideri suprem i revolucionit islamik.