29 Esfandi dita kombëtare e kombëtarizimit të industrisë së naftës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i86615-29_esfandi_dita_kombëtare_e_kombëtarizimit_të_industrisë_së_naftës
Sot më 29 Esfand të kalendarit diellor që përkon me 20 marsin e vitit 2019, është 68-vjetori i kombëtarizimit të industrisë së naftës në Iran.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 20, 2019 05:23 Europe/Tirane
  • 29 Esfandi dita kombëtare e kombëtarizimit të industrisë së naftës

Sot më 29 Esfand të kalendarit diellor që përkon me 20 marsin e vitit 2019, është 68-vjetori i kombëtarizimit të industrisë së naftës në Iran.

Më 20 mars të vitit 1951 me propozimin e anëtarëve të komisionit të naftës në parlamentin e Iranit u mor vendimi për kombëtarizimin e industrisë së naftës në Iran. Pas një periudhe tepër të tensionuar mbi çështjen e kombëtarizimit të industrisë së naftës më në fund u ndërpre aksesi i Britanisë së Madhe tek nafta e Iranit dhe kjo çoi në largimin gradual të britanikëve nga rajoni. Kombëtarizimi i naftës në Iran, ishte një pikë kthese në zhvillimet politike në Azinë Perëndimore. Kombëtarizimi i kanalit të Suezit nga Xhemal Abdul’naser në Egjipt gjithashtu ka marrë shembull nga kombëtarizimi i industrisë së naftës në Iran.