Regjistrohet sistemi iranian që është në përputhje me INSTEX
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i86616-regjistrohet_sistemi_iranian_që_është_në_përputhje_me_instex
Guvernatori i Bankës Qendrore të Iranit (BQI), njoftoi regjistrimin e sistemit iranian të transaksioneve tregtare dhe monetare me Evropën të quajtur STFI që është në përputhje me mekanizmin e regjistruar nga Evropa të quajtur INSTEX.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 20, 2019 05:23 Europe/Tirane
  • Regjistrohet sistemi iranian që është në përputhje me INSTEX

Guvernatori i Bankës Qendrore të Iranit (BQI), njoftoi regjistrimin e sistemit iranian të transaksioneve tregtare dhe monetare me Evropën të quajtur STFI që është në përputhje me mekanizmin e regjistruar nga Evropa të quajtur INSTEX.

Abdul’naser Hemati, tha se me regjistrimin e këtij sistemi pritet që ai të lehtësojë punën në shkëmbimet financiare dhe tregti me sistemin INSTEX të Evropës dhe në këtë mënyrë të anashkalohet kufizimet e vendosura nga ana e Amerikës. Hemati theksoi se Banka Qendrore dhe i gjithë rrjeti bankar i Iranit është i gatshëm tu përgjigjet të gjitha nevojave të kompanive dhe afaristëve dhe shtoi se sistemet e transaksioneve të Iranit dhe Evropës janë vetëm një prej rrugëve ekzistuese. Sistemi iranian që është në përputhje me sistemin INSTEX është regjistruar me një kapital fillestar prej 1 miliard dollarë dhe niveli i punës së tij do të shtohet në përputhje me aktivitetet ekonomike dhe tregtare. Më 31 janar Evropa zyrtarisht ka regjistruar sistemin e transaksioneve bankare dhe financiare me Iranin të quajtur INSTEX. Donald Trump më 8 Maj pasi ka përsëritur pretendimet e tij boshe kundër Iranit dhe kundër marrëveshjes bërthamore, shpalli daljen e Amerikës nga kjo marrëveshje dhe premtoi rikthimin e sanksioneve kundër Iranit. Donald Trump pas tërheqjes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore, më 5 nëntor shpalli rivendosjen e sanksioneve kundër Iranit. Këto sanksione kthehen për një periudhë 90-180 ditë. Faza e parë e sanksioneve kundër Iranit u zbatua në muajin gusht ndërsa faza e dytë u vu në zbatim më 5 nëntor. Kjo është në kohën kur Britania, Franca, Rusia, Kina, Gjermania dhe BE janë shprehur pro ruajtjes dhe mbështetjes së marrëveshjes bërthamore me anë të krijimit të sistemit INSTEX.