Mesazhi i presidentit Ruhani me rastin e Vitit të Ri
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit me rastin e vitit të ri 1398 sipas kalendarit diellor, vitin e kaluar e ka cilësuar vitin e sukseseve të mëdha të kombit iranian në fusha të ndryshme dhe theksoi se populli iranian me padyshim do të arrijë fitoren dhe do të tejkalojë problemet.
Hasan Ruhani, në mesazhin e tij përmendi sanksionet e njëanshme dhe të jashtëligjshme të Amerikës kundër Iranit dhe tha: Armiku mendon se me sanksione e gjithë bota dhe aleatët do ta ndiqnin atë mirëpo të gjithë vendet përveç disa vendeve të caktuara, i qëndruan pranë kombit iranian. Presidenti iranian tha se të gjitha organet ndërkombëtare mes tyre OKB, KS i OKB dhe ANEA i kanë dhënë të drejtë kombit iranian dhe shtoi se ata që shkelin zotimet dhe kryejnë krime duhet ta dinë se fundi i rrugës nuk është në favor të tyre. presidenti i Republikës Islamike të Iranit shtoi se iranianët në vitin e ri përkrah njëri-tjetrit do të tregojnë një rezistencë dhe fuqi akoma më të madhe. Hasan Ruhani këtë vit e quajti vitin e prodhimit, përpjekjes dhe punësimit dhe tha se qeveria do të përdorë të gjithë kapacitetin e saj në këtë drejtim. Presidenti Hasan Ruhani uroi kombin e madh iranian dhe të gjithë iranianët jashtë vendit, etnitë dhe fqinjët për Nevruzin.