Lideri Suprem: evropianët në marrëveshjen bërthamore kanë futur thikë pas shpine
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i86648-lideri_suprem_evropianët_në_marrëveshjen_bërthamore_kanë_futur_thikë_pas_shpine
Lideri suprem i revolucionit islamik pasi vuri në dukje se mes përgjegjësive të evropianëve në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe asaj që ata bëjnë ka një diferencë të madhe si toka me qiellin, shtoi se evropianët në çështjen e marrëveshjes bërthamore kanë futur thikë pas shpine.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 22, 2019 04:01 Europe/Tirane
  • Lideri Suprem: evropianët në marrëveshjen bërthamore kanë futur thikë pas shpine

Lideri suprem i revolucionit islamik pasi vuri në dukje se mes përgjegjësive të evropianëve në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe asaj që ata bëjnë ka një diferencë të madhe si toka me qiellin, shtoi se evropianët në çështjen e marrëveshjes bërthamore kanë futur thikë pas shpine.

Në ditën e parë të viti të ri diellor, lideri suprem mbajti një takim me pelegrinët dhe vizitorët e mauzoleut të imam Rezait (as) ku tha: Në çështjen bërthamore që ishte një akord i arritur mes Iranit dhe 6 vendeve të botës, evropianët pas daljes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore duhej të përballeshin me amerikanët dhe njëkohësisht me zbatimin e zotimeve të tyre duhej të hiqnin sanksionet, mirëpo deri tani ata nuk kanë bërë qëndresë.

 

Ata vazhdimisht këshillojnë Iranin që të qëndrojë në marrëveshjen bërthamore mirëpo në fakt vetë janë larguar nga kjo marrëveshje pasi kanë vendosur sanksione të reja kundër Iranit. Lideri suprem përmendi formimi e mekanizmit INSTEX të transaksioneve financiare të Evropës me Iranin dhe tha: Ky kanal financiar më shumë ngjason me një sarkazëm të hidhur sesa një fakt me kuptim.

 

Ajetollah Khamenei theksoi se vetmja rrugë për të arritur në fazën parandaluese ekonomike është ndërprerja e shpresave për ndihma dhe bashkëveprim me perëndimorët dhe shtoi:  "Sanksionet mund të jenë një mundësi, sepse përvoja ka treguar se vendet me burime natyrore si nafta, sa herë që të ardhurat e tyre nga nafta kanë rënë, ato kanë gjetur motivim për të zbatuar reforma ekonomike dhe për të shpëtuar nga varësia nga nafta". "Unë besoj se viti 1398, me mëshirën hyjnore, do të jetë viti i mundësive, jo i kërcënimeve", tha Lideri Suprem i Revolucionit Islamik. 

 

Ajetollah Khamenei përmendi sanksionet e SHBA, duke thënë se ato janë një mundësi për të ekspozuar dobësitë e Iranit dhe për të përmirësuar administrimin e vendit në vitet e ardhshme.  Irani, tha ai, duhet të imitojë industrinë e tij të mbrojtjes për të forcuar ekonominë e tij.

 

"Ne duhet të arrijmë një pikë të parandalimit, ku armiku e kupton se nuk mund të përdorë presione ekonomike për të na dëmtuar dhe për të na shtypur." "Republika Islamike e Iranit ka një grusht të fortë dhe një dorë të fuqishme për të arritur këtë pikë dhe ka potenciale në çështjet ekonomike dhe ky potencial është vënë para nesh në dritën e kërcënimeve të armiqve", tha Lideri Suprem i Revolucionit Islamik.

 

Për të krijuar një mbrojtje ekonomike, tha ai, Irani duhet të ndalojë plotësisht të mendojë për ndihmën perëndimore. Lideri suprem theksoi se qeveria sauditë është qeveria më e keqe e rajonit, despotike, diktatoriale, totalitare, e korruptuar dhe e varur dhe tha: perëndimorë për një qeveri të tillë krijojnë qendra bërthamore dhe qendra të prodhimit të raketave pasi qeveria sauditë është e varur prej tyre. sigurisht ne nuk jemi të shqetësuar nga ndërtimi i qendrave bërthamore dhe raketore të Arabisë Saudite pasi në të ardhmen jo të largët këto qendra do të bien në duart e drejtuesve të drejtë islamik.