Xhaberi Ansari: Privilegjet e Iranit nuk zëvendësohen nga asnjë forcë tjetër
Asistenti i lartë i ministrit të punëve të jashtme të Iranit deklaroi se privilegjet speciale politike dhe të sigurisë së Iranit nuk mund të zëvendësohen nga asnjë prej forcave pretenduar në rajon dhe jashtë tij.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Husejn Xhaberi Ansari, në lidhje me pengesat e krijuara në rrugën e Iranit në fazën e rindërtimit të Sirisë, tha: "Asnjë palë nuk mund të zëvendësojë punët speciale dhe kapacitetet e Iranit, për arsye se eksperienca e katër dekadave të kaluara dhe eksperienca 7-8 viteve të krizës së Sirisë i ka treguar të gjithë faktorëve rajonal se privilegjet speciale politike dhe të sigurisë së Iranit nuk mund të zëvendësohen nga asnjë prej forcave pretenduese të rajonit dhe jashtë tij".
Asistenti i lartë i ministrit të punëve të jashtme të Iranit në lidhje me bashkëpunimin e Iranit dhe Rusisë në zgjidhjen e krizës së Sirisë, ka thënë: "Boshti themelor i bashkëpunimeve të përbashkëta të Iranit dhe Rusisë ishte ruajtja e qeverisë qendrore të Sirisë dhe moslejimi i lëvizjeve terroriste-takfiriste që të vendosin hegjemonin e tyre mbi Siri dhe këto bashkëpunime po vazhdojnë edhe më tutje".
Xhaberi Ansari në vazhdim vuri në dukje se historiku i marrëdhënieve të Iranit dhe Rusisë është më i vjetër se sa kriza e Sirisë dhe shtoi: "Të dy vendet kanë bashkëpunim në aspektin politik, ekonomik, vendosjen e stabilitetit në Siri, kthimin e refugjatëve sirianë si dhe në proceset përkatëse me ndërtimin e Sirisë".
Asistenti i lartë i ministrit të punëve të jashtme të Iranit duke theksuar largimin e të gjitha forcave ushtarake të huaja ndërhyrëse nga Siria, ka thënë: "Siria i përket shtetit dhe popullit sirian dhe menjëherë pas normalizimit të situatës në këtë vend, forcat të cilat kanë hyrë në këtë vend me koordinimin e qeverisë legjitime të Sirisë, përsëri me marrëveshje me qeverinë e Sirisë do të kthehen në kushtet e mëparshme".