Gjykata Ndërkombëtare i kërkon Amerikës heqjen e sanksioneve ndaj Iranit
Përfaqësuesi i Irani në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë ka njoftuar se ky institucion ndërkombëtar i ka dërguar një letër qeverisë së Amerikës për anulimin e sanksioneve ndaj Iranit.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se pas daljes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe kthimin e sanksioneve atomike të këtij vendi kundër Iranit, Teherani ka paditur Uashingtonit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë gjithashtu më 3 tetor të 2018, ka deklaruar se ky institucion ndërkombëtar i drejtësisë ka autoritet për të shqyrtuar padinë e Iranit ndaj Amerikës për shkak të shkeljes së paktit të miqësisë dhe marrëdhënieve ekonomike dhe juridike konsullore të nënshkruar në vitin 1955 mes të dy vendeve, prandaj ka lëshuar verdiktin juridik për anulimin e sanksioneve për medikamenteve, artikuj ushqimor, ndihma humanitare dhe transportin ajror.
Mohsen Mohebi ditën e shtunë në një intervistë me agjencinë e lajmeve IRNA, në lidhje me ndjekjen e proceseve juridike nga ana e Iranit për zbatimin e verdiktit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në lidhje me anulimin e sanksioneve kundër Iranit nga ana e Amerikës, deklaroi: "Kjo gjykatë të premten me anë të një letre ka kërkuar nga Amerika që deri më 16 maj të vitit 2019, të japë shpjegime se çfarë masa ka marrë për zbatimin e verdiktit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për anulimin e sanksioneve përkatëse me medikamenteve, ushqimeve, pajisjeve dhe shërbimeve ajrore.