Lideri Suprem mbikëqyr sesionin mbi situatën në provincat e goditura nga përmbytjet
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i86922-lideri_suprem_mbikëqyr_sesionin_mbi_situatën_në_provincat_e_goditura_nga_përmbytjet
Lideri Suprem i Revolucionit Islamik, Ajetollah Khamenei kryesoi një takim të veçantë për të shqyrtuar situatën e fundit në provincat e goditura nga përmbytjet në Iran.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 02, 2019 16:51 Europe/Tirane
  • Lideri Suprem mbikëqyr sesionin mbi situatën në provincat e goditura nga përmbytjet

Lideri Suprem i Revolucionit Islamik, Ajetollah Khamenei kryesoi një takim të veçantë për të shqyrtuar situatën e fundit në provincat e goditura nga përmbytjet në Iran.

Ajetollah Khamenei u bën thirrje zyrtarëve dhe institucioneve iraniane që të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për të trajtuar problemet që shqetësojnë njerëzit në zonat e prekura nga përmbytjet dhe për të lehtësuar vuajtjet e tyre. Ai përshëndeti më tej përpjekjet e vazhdueshme të ndihmës, koordinimin midis trupave të ndryshëm, praninë e zyrtarëve të lartë ushtarakë në vendngjarje si dhe entuziazmin e njerëzve për të ndihmuar bashkatdhetarët e tyre të përmbytur. Megjithatë, Ajetollah Khamenei shtoi: "Të gjitha vendimet dhe masat e nevojshme duhet të ndiqen seriozisht dhe duhet të vazhdojnë deri në zgjidhjen e problemeve të njerëzve dhe zbutjen e vuajtjeve të të prekurve". Nënpresidenti iranian Is'hak Xhahangiri, kreu i planifikimit dhe organizimit të buxhetit, si dhe ministrat e punëve të brendshme, energjetikës, xhihadit bujqësor, strehimit, urbanizimit dhe shëndetësisë po marrin pjesë në takimin që është ende duke u zhvilluar. Krerët e Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe të Iranit, shefi i shtabit të forcave të armatosura dhe komandantët e Ushtrisë iraniane dhe të Gardës së Korpusit të Revolucionit Islamik janë gjithashtu të pranishëm në takim. Duke u përballur me sanksionet më të ashpra nga SHBA që kanë penguar bashkëveprimet humanitare me botën, populli iranian dhe qeveria arritën të menaxhojnë një përmbytje të pashembullt në të gjithë vendin. Të paktën 25 provinca po luftojnë me fatkeqësinë natyrore. Dyzet e nëntë vetë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën. Gjithashtu, mijëra njerëz janë zhvendosur. Përkundër nevojës urgjente të popullit iranian për ndihma paraprake, iranianët mbetën pa asnjë ndihmë nga ana e organizatave humanitare globale, duke përfshirë edhe Kryqin e Kuq, për shkak të sanksioneve të njëanshme të SHBA ndaj Iranit. Duke i quajtur sanksionet 'terrorizëm ekonomik', ministri i jashtëm iranian Zarif kritikoi SHBA-të se po  shkelin  rezolutën 2231 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së  dhe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.