Vizita e kryeministrit të Irakut në Iran
Vizita e kryeministrit të Irakut në Iran në radhë të parë tregon dështimin e presioneve të SHBA mbi qeverinë e Bagdadit për të reduktuar ose për të ndërprerë përgjithësisht marrëdhëniet e Irakut me Iranin.
Adil Abdulmahdi, kryeministri i Irakut, në krye të një delegacioni të lartë politik dhe ekonomik ka arritur për një vizitë zyrtare në Irak. Kjo është vizita e parë zyrtare e Abdulmahdi në Iran që nga koha kur ka marrë postin e kryeministrit në krye të qeverisë së Irakut.
Zyra e kryeministrisë së Irakut ka deklaruar se vizita e Adel Abdulmahdi në Teheran do të jetë dyditore dhe ai gjatë kësaj vizite do të takohet me liderin suprem të Revolucionit Islamik të Iranit dhe me funksionarë të lartë të tjerë të Republikës Islamike të Iranit si me presidentin iranian.
Abdulmahdi gjatë këtyre takimeve me autoritetet e larta iraniane do të bisedojë në lidhje me rrugët për forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe në lidhje me zhvillimet me të fundit rajone. Kjo vizitë e një funksionari të lartë shtetëror të Irakut në Iran zhvillohet në kohën kur rreth tre muaj më parë edhe Barham Saleh, presidenti i Irakut, ka zhvilluar një vizitë në Teheran. Ai gjatë vizitës së tij në Teheran, gjatë takimeve me autoritetet më të larta iraniane, ka theksuar nevojën për forcimin e dhe zhvillimin e marrëdhënieve Bagdad-Teheran në të gjitha sferat politike, ekonomike dhe të sigurisë.
Në bazë të kësaj, vizita e kryeministrit të Irakut në Iran pas një periudhe kohore vetëm tre mujore pas vizitës së presidentit irakian në Teheran, në vete tregon përkushtimin e veçantë të funksionarëve shtetërorë të Iraku për zgjerimin e marrëdhënieve të tyre me një prej fqinjëve më të rëndësishëm të tyre do të thotë Republikën Islamike të Iranit. Kjo çështje tregon se Iraku gjatë muajve të kaluar nuk ka rënën nën ndikimin e propagandës negative të krerëve të disa shteteve arabe kundër Iranit dhe nuk pranon që t'i sakrifikojë marrëdhëniet e mira të tij me Iranin për shkak të lidhjeve me shtetet e Gjirit Persik. Në lidhje me këtë, Abdulmahdi më parë gjatë deklaratave të tij, ka theksuar: "Politika e Irakut është e bazuar mbi vendosjen e marrëdhënieve më të mira me vendet fqinjë dhe po bënë përpjekje për zhvillimin e marrëdhënieve dhe për krijimin e një të ardhme më të mirë në marrëdhëniet me Iranit".
Mirëpo mesazhi i rëndësishëm i vizitës së Adel Abdulmahdi në Teheran është kjo që Bagdadi nuk i jep rëndësi sanksioneve amerikane kundër Republikës Islamike të Iranit dhe pavarësisht kërcënimeve të hapura dhe jo të hapura të SHBA-ve, gjithashtu e vazhdon rrugën për zgjerimin dhe forcimin e marrëdhënieve me Teheranin në fusha të ndryshme. Në lidhje me këtë, kryeministri i Irakut më parë ka deklaruar në mënyrë të qartë qëndrimin e qeverisë së ai drejton në lidhje me sanksioneve anti-iraniane të SHBA. Ai ka theksuar se Iraku nuk është pjesë e sanksioneve anti-iraniane kundër Amerikës.
Sidoqoftë padyshim qeveria e Irakut në rrugën aktuale të saj, do të thotë në forcimin e marrëdhënieve me Republikës Islamike të Iranit në të gjitha fushat, gëzon mbështetjen e dy faktorëve të rëndësishëm, të atij popullor dhe partiak, prandaj mund të llogarit në mënyrë të veçantë në këta dy faktor. Ndërkohë, mosdorëzimi i Bagdadit përball presioneve të jashtme sidomos presioneve të SHBA për reduktimin e marrëdhënieve me Teheranin, ka vendosur një perspektivë të qartë përpara këtyre marrëdhënieve mes Bagdadit dhe Teheranit.