Irani dhe Iraku arrin marrëveshje për zhvillimin e fushave naftore kufitare
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i87009-irani_dhe_iraku_arrin_marrëveshje_për_zhvillimin_e_fushave_naftore_kufitare
Ministri i naftës së Iranit ka njoftuar për marrëveshjen e Teheranit dhe Bagdadit për zhvillimin e fushave të përbashkëta naftore dhe gjithashtu për zhvillimin e industrisë së petrokimisë së Irakut nga inxhinierët dhe specialistët e Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 07, 2019 10:41 Europe/Tirane
  • Irani dhe Iraku arrin marrëveshje për zhvillimin e fushave naftore kufitare

Ministri i naftës së Iranit ka njoftuar për marrëveshjen e Teheranit dhe Bagdadit për zhvillimin e fushave të përbashkëta naftore dhe gjithashtu për zhvillimin e industrisë së petrokimisë së Irakut nga inxhinierët dhe specialistët e Iranit.

Bizhen Namdar Zangene, ministri i naftës së Iranit, ditën e diele gjatë vizitës së ministrit të naftës së Irakut në kompaninë e projektimit dhe inxhinierisë së industrive të energjisë së Iranit, në një prononcim për agjencinë e lajmeve IRNA, ka thënë: "Duke marrë parasysh faktin se industria e petrokimisë dhe e gazit në Irak nuk është zhvilluar në nivel të duhur, ekziston një perspektiv e qartë për bashkëpunimin e përbashkët të të dy vendeve në këtë drejtim".

Bizhen Namdar Zangene duke thënë se Irani në fushën e naftës, gazit, rafinerive dhe petrokimisë ka kapacitete dhe aftësi të mëdha, theksoi: "Teherani është i gatshëm që t'i vendos aftësitë e veta në dispozicion të industrisë së naftës së Irakut".

Ministri i naftës së Iranit shtoi: "Kompanitë naftore të Irakut pritet të zhvillojnë negociata në lidhje me mënyrën e bashkëpunimeve dhe bartjes së eksperiencave të Iranit në mënyrë që të krijohen kushtet për shfrytëzimin e potencialeve të përbashkëtat". Thamir Ghadban, zv/kryeministri i dhe ministri i naftës së Irakut, ditën e shtunë së bashku me Adel Abdulmahdi, kryeministrin e Irakut, ka ardhur për një vizitë në Iran.