Irani vendos CENTCOM-in në listën e grupeve terroriste
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i87046-irani_vendos_centcom_in_në_listën_e_grupeve_terroriste
Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare të Iranit iu përgjigj pozitivisht letrës së ministrit të Jashtëm iranian, Muhamed Xhavad Zarif, në të cilën ai kërkoi të vendoste forcat e CENTCOM në Azinë Perëndimore në listën e zezë të grupeve terroriste.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 08, 2019 16:38 Europe/Tirane
  • Irani vendos CENTCOM-in në listën e grupeve terroriste

Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare të Iranit iu përgjigj pozitivisht letrës së ministrit të Jashtëm iranian, Muhamed Xhavad Zarif, në të cilën ai kërkoi të vendoste forcat e CENTCOM në Azinë Perëndimore në listën e zezë të grupeve terroriste.

Në këtë mënyrë, Irani vendosi në listën e zezë forcat amerikane të dislokuara në Azinë Perëndimore. Në një letër drejtuar Kryetarit të Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare Iraniane, Ministri i Punëve të Jashtme theksoi: "Mbështetja e hapur dhe e fshehur e forcave amerikane ndaj grupeve terroriste dhe përfshirja e drejtpërdrejtë e ushtrisë amerikane në aktet terroriste anembanë rajonit justifikojnë në mënyrë të përkryer vendosjen listën e zezë të trupave amerikane në Azinë Perëndimore. " "Kjo është një masë që i përgjigjet ligjit të Iranit kundër shkeljeve të të drejtave të njeriut, veprimeve aventureske dhe terroriste të Shteteve të Bashkuara në rajon", i shkroi Zarif presidentit Ruhani, i cili është gjithashtu kryetar i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit. Sekretari i Shtetit i SHBA njoftoi të hënën (8 prill) se e ka vendosur në listën e zezë Korpusin e Gardës së Revolucionit Islamik (IRGC), një komponent i forcave të armatosura iraniane. Kjo masë e pashembullt, sipas ekspertëve, hap rrugën për një konfrontim të drejtpërdrejtë ushtarak midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, nëse Kongresi nuk apelon brenda shtatë ditëve të ardhshme. Kryekomandanti i Gardës Revolucionare tha dy ditë më parë se vendosja në listën e zezë të forcave nën komandën e tij, de facto do të ekspozojë "të gjitha forcat amerikane në Azinë Perëndimore" ndaj veprimeve ushtarake të Iranit.