Amerika qeveri terroriste, forcat CENTCOM grup terrorist
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i87053-amerika_qeveri_terroriste_forcat_centcom_grup_terrorist
Qeveria amerikane me një tjetër  veprim armiqësor, ka futur në listën e saj të grupeve terroriste, gardën revolucionare që është një forcë zyrtare ushtarake.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Prill 09, 2019 08:20 Europe/Tirane
  • Amerika qeveri terroriste, forcat CENTCOM grup terrorist

Qeveria amerikane me një tjetër  veprim armiqësor, ka futur në listën e saj të grupeve terroriste, gardën revolucionare që është një forcë zyrtare ushtarake.

Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare të Iranit iu përgjigj pozitivisht letrës së ministrit të Jashtëm iranian, Muhamed Xhavad Zarif, në të cilën ai kërkoi të vendoste forcat e CENTCOM në Azinë Perëndimore në listën e zezë të grupeve terroriste. Në këtë mënyrë, Irani vendosi në listën e zezë forcat amerikane të dislokuara në Azinë Perëndimore. Në një letër drejtuar Kryetarit të Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare Iraniane, Ministri i Punëve të Jashtme theksoi: "Mbështetja e hapur dhe e fshehur e forcave amerikane ndaj grupeve terroriste dhe përfshirja e drejtpërdrejtë e ushtrisë amerikane në aktet terroriste anembanë rajonit justifikojnë në mënyrë të përkryer vendosjen listën e zezë të trupave amerikane në Azinë Perëndimore. " "Kjo është një masë që i përgjigjet ligjit të Iranit kundër shkeljeve të të drejtave të njeriut, veprimeve aventureske dhe terroriste të Shteteve të Bashkuara në rajon", i shkroi Zarif presidentit Ruhani, i cili është gjithashtu kryetar i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit. Sekretari i Shtetit i SHBA njoftoi të hënën (8 prill) se e ka vendosur në listën e zezë Korpusin e Gardës së Revolucionit Islamik (IRGC), një komponent i forcave të armatosura iraniane. Kjo masë e pashembullt, sipas ekspertëve, hap rrugën për një konfrontim të drejtpërdrejtë ushtarak midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, nëse Kongresi nuk apelon brenda shtatë ditëve të ardhshme. Kryekomandanti i Gardës Revolucionare tha dy ditë më parë se vendosja në listën e zezë të forcave nën komandën e tij, de facto do të ekspozojë "të gjitha forcat amerikane në Azinë Perëndimore" ndaj veprimeve ushtarake të Iranit. Kjo është hera e parë që Uashingtoni fut në listën e tij të grupeve të huaja terroriste, ushtrinë zyrtare të një vendi. shtëpia e bardhë këtë veprim e ndërmori në kohën kur sipas mediave amerikane më herët Pentagoni dhe CIA si dhe shumë politikanët nga të dyja krahët e politikës amerikane si demokratë ashtu edhe republikanë, janë shprehur kundër futjes së gardës revolucionare në listën e grupeve të huaj terroriste të Amerikës. Më herët komandanti i Përgjithshëm i Gardës së Revolucionit Islamik paralajmëroi se forcat e Gardës Revolucionare do të ndërmarrin veprime reciproke kundër forcave amerikane nëse Uashingtoni e etiketon atë si një "organizatë terroriste". "Nëse amerikanët bëjnë një lëvizje të tillë idiote dhe rrezikojnë sigurinë tonë kombëtare, ne do të vendosim dhe zbatojmë masa reciproke në axhendën tonë bazuar në politikat e Sistemit islamik të Iranit", tha të dielën gjeneral brigade Muhamed Ali Xhafari. Ai shtoi se nëse SHBA do të etiketojë Gardën Revolucionare si një organizatë terroriste, ushtria amerikane dhe forcat e sigurisë nuk do të përjetonin më paqe dhe qetësi në Lindjen e Mesme.