Rusia: Zgjidhja e çështjeve të Lindjes së Mesme pa Iranin, e pamundur
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse e përshkroi si makinacion lëvizjen e fundit të SHBA për të renditur në listën e zezë Gardën Revolucionare të Iranit, duke thënë se zgjidhja e problemeve rajonale nuk do të jetë e mundur pa pjesëmarrjen e Iranit.
Duke folur në konferencën javore për shtyp, Maria Vladimirovna Zakharova tha se etiketimi si organizatë terroriste e Gardës së Revolucionit Islamik, e cila është një forcë zyrtare, është në përputhje me promovimin e makinacioneve të Uashingtonit kundër Teheranit. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse e përshkroi aktin e fundit të SHBA si vazhdimin e përpjekjeve të Uashingtonit kundër Iranit, duke përfshirë tërheqjen nga marrëveshja bërthamore e Iranit. Duke theksuar se qasja amerikane kundër Iranit është destruktive dhe e pamatur, ajo përsëriti se zgjidhja e problemeve në Lindjen e Mesme nuk do të jetë e mundur pa rolin e Iranit.