Irani përshëndet "tërheqjen" e Egjiptit nga NATO arabe
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i87118-irani_përshëndet_tërheqjen_e_egjiptit_nga_nato_arabe
Irani ka përshëndetur me optimizëm raportet se Egjipti ka refuzuar të bashkohet me një iniciativë të udhëhequr nga SHBA për formimin e një aleance arabe të ngjashme me NATO-n, që është përqendruar kryesisht në kundërshtimin e Republikës Islamike.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Prill 11, 2019 21:19 Europe/Tirane
  • Irani përshëndet

Irani ka përshëndetur me optimizëm raportet se Egjipti ka refuzuar të bashkohet me një iniciativë të udhëhequr nga SHBA për formimin e një aleance arabe të ngjashme me NATO-n, që është përqendruar kryesisht në kundërshtimin e Republikës Islamike.

"Egjipti është një nga vendet e rëndësishme dhe të fuqishme të botës arabe dhe muslimane, i cili mund të luajë një rol të rëndësishëm në krijimin e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajonin e Azisë Perëndimore", tha të enjten zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Bahram Kasemi. Ai shtoi se Ministria e Jashtme iraniane po shqyrton kredibilitetin e raporteve rreth tërheqjes së Egjiptit nga takimi i të ashtuquajturës NATO arabe dhe do t'a mirëpriste këtë veprim nëse vërtetohej. Më parë gjatë ditës, katër burime të njohura me këtë çështje i thanë agjencisë Reuters se Kajro kishte informuar Shtetet e Bashkuara dhe pjesëmarrësit e tjerë në Aleancën Strategjike në Lindjen e Mesme (MESA) për planin e saj për tu tërhequr nga kjo aleancë. Një burim arab theksoi se Egjipti ishte tërhequr nga e ashtuquajtura "NATO arabe" për shkak të dyshimeve mbi seriozitetin e propozimit, si dhe frikën se një front i tillë arab do të rriste tensionet me Teheranin. Aleanca u propozua për herë të parë nga Arabia Saudite në vitin 2017, në një përpjekje për të luftuar Iranin, si dhe Rusinë dhe Kinën, sipas një dokumenti të klasifikuar të Shtëpisë së Bardhë, i shqyrtuar nga Reuters vitin e kaluar.