Vazhdon beteja e përballjes me përmbytjet në 5 provinca të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i87191-vazhdon_beteja_e_përballjes_me_përmbytjet_në_5_provinca_të_iranit
Hyrja e një fluksi të ri të reshjeve të shiut nga pjesa jugore e Iranit ka shkaktuar vërshimin e lumenjve dhe përmbytje në disa rajone jugore të provincës Sistan dhe Baluçistan, në pjesën jugore të Kermanit, në provincën Hormozgan, në perëndim të Khorasanit Razavi dhe në perëndim të Khorasanit jugor ku ka janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 14, 2019 11:50 Europe/Tirane
  • Vazhdon beteja e përballjes me përmbytjet në 5 provinca të Iranit

Hyrja e një fluksi të ri të reshjeve të shiut nga pjesa jugore e Iranit ka shkaktuar vërshimin e lumenjve dhe përmbytje në disa rajone jugore të provincës Sistan dhe Baluçistan, në pjesën jugore të Kermanit, në provincën Hormozgan, në perëndim të Khorasanit Razavi dhe në perëndim të Khorasanit jugor ku ka janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se reshjet e mëdha dhe të ashpra të shiut që kanë filluar nga dje në disa provinca jugore, juglindore dhe verilindore të Iranit dhe që kanë shtuar intensitetin e tyre ditën e diele, kanë shkaktuar vërshimin e lumenjve dhe kanë krijuar pengesa serioze në jetën normale të banorëve duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në infrastrukturë dhe në shtëpitë e banorëve.

Vërshimi i lumenjve dhe përmbytjet në shumë provinca të Iranit është bërë shkak që të gjitha organet dhe institucionet ekzekutive të mobilizohen në mënyrë urgjente për t’u dalë në ndihmë banorëve në rajonet e përmbytura.