Ministria e Jashtme thërret ambasadorin francez
Shefi i sekretariatit për mbikëqyrjen e zbatimit të marrëveshjes bërthamore pranë Ministrisë së Jashtme të RII, Sejed Hosein Sadat Meidani, ftoi të dielën ambasadorin e ri francez në Teheran Philippe Thiebaud.
Në këtë takim, Ministria e jashtme e Iranit iu referua mesazhit të fundit të publikuar në Twitter nga ambasadori francez në Uashington dhe tha se përmbajtja e pikëpamjeve të tij në lidhje me marrëveshjen bërthamore, nuk është aspak e pranueshme. Irani i kërkon qeverisë franceze të shpjegojë këtë çështje dhe në rast se ajo konfirmon deklaratat e tij, atëherë Teherani do të veprojë në bazë të dispozitave të marrëveshjes bërthamore dhe do të reagojë në mënyrë adekuate, tha Sadat Meidani. Në reagim ndaj kësaj problematike, ambasadori francez në Teheran ka deklaruar se nuk është në dijeni të një çështjeje të tillë dhe tha se do të përcjellë pikëpamjet e Iranit në qeverinë franceze. Po ashtu sot edhe zëvendësministri i jashtëm i Iranit z. Abas Erakci tha se deklaratat e bëra nga i dërguari i Francës në SHBA janë në kundërshtim me marrëveshjen bërthamore të Iranit dhe i ka kërkuar Parisit të japë sqarime në lidhje me këtë çështje.