Urime për ditëlindjen e hazretit Ali Akbar(as)
Sot më 11 shaban të vitit 1440 sipas kalendarit hënor që përkon me 17 prillin e vitit 2019 është ditëlindja e hazretit Ali Akbar(as) një prej djemve të imam Huseinit (as) imamit të tretë të shiitëve të botës.
Hazreti Ali Akbar ka lindur më 11 shaban të vitit 33 sipas kalendarit hënor në qytetin e Medinës. Babai I tij imam Huseini (as) është imami i tretë i myslimanëve shiitë të botës ndërsa nëna e tij është Leila Bent Ebi Mara. Hazreti Ali Akbar është martirizuar më 10 muharrem t vitit 61 gjatë ngjarjes së Ashures së bashku me babain e tij të dashur dhe shokët e tij. RTV i Republikës Islamike të Iranit IRIB me këtë rast shpreh urime për ditëlindjen e hazretit Ali Akbar për të gjithë myslimanët dhe liridashësit e botës. Kjo ditë në kalendarin e Republikës Islamike të Iranit është emëruar dita e rinisë.