Zarif në një letër drejtuar botës: Herezia e Amerikës është e rrezikshme
(last modified Thu, 18 Apr 2019 05:08:13 GMT )
Prill 18, 2019 07:08 Europe/Tirane
  • Zarif në një letër drejtuar botës: Herezia e Amerikës është e rrezikshme

Ministri i jashtëm i Iranit u kërkoi qeverive të marrin një qëndrim parimor, të saktë dhe serioz ndaj veprimeve të SHBA për përfshirjen e Gardës Revolucionare të Iranit në listën e grupeve terroriste.

Muhamed Xhevad Zarif të mërkurën në një letër drejtuar ministrave të jashtëm të vendeve të botës, duke ju referuar pasojave të rrezikshme ligjore dhe politike të veprimeve qëllimkëqija të fundit të regjimit të Amerikës në futjen e forcave të Gardës Revolucionare të Iranit në listën e grupeve terroriste të një anëtari të OKB dhe nënshkrues i konventave ndërkombëtare në fushën e të drejtave të njeriut, ka thënë: Ky është një nga kërcënimet më serioze kundër rendit ndërkombëtar. Zarif ka shtuar: Ky veprim i SHBA kundër Gardës Revolucionare të Iranit synon rritjen e tensioneve midis Iranit dhe SHBA dhe eliminimin e të gjithë mekanizmave për reduktimin e tensioneve dhe shkatërrimin e opsioneve politike dhe heqjen e mjeteve paqësore për zgjidhjen e konflikteve. Ministri i Jashtëm i Iranit gjithashtu duke folur për akuzat e rreme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në lidhje me  "lidhjet"  e Iranit me Al Kaidën, ka shtuar: Ky veprim është pjesë e një programi të dizajnuar për të përgatitur publikun amerikan për një aventurë të re në rajonin e Azisë Perëndimore për të siguruar një mbështetje për ekzekutivin e SHBA për të kërkuar autoritetin ligjor për të përdorur forcën ushtarake kundër një vendi tjetër. Zarif gjithashtu vuri në dukje veprat kriminale të forcave amerikane në rajon dhe sakrificat e Gardës Revolucionare të Iranit në luftën kundër grupeve terroriste dhe ekstremiste, duke shtuar: Irani paralajmëron për pasojat afatgjata dhe të menjëhershme të veprimeve të SHBA kundër Gardës Revolucionare të Iranit. Amerika për shkak të terrorizmit ekonomik, për shkak të eksportit të miliarda dollarë armatime për vrasjen masive të civilëve në rajonin e Azisë Perëndimore, për shkak të moslejimit të zbatimit të drejtësisë ndaj kriminelëve të luftës dhe vrasësve të gazetarëve, kërcënimit të rendit, paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar si dhe për shkak të mosrespektimit të traktateve për ndryshimet klimatike, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe vlerave të Bashkësisë Ndërkombëtare; duhet të ndryshojë natyrën e vet. Ditën e hënë më 8 prill Amerika me një tjetër veprim armiqësor kundër Iranit, ka futur gardën revolucionare në listën e saj të grupeve të huaja terroriste, në një kohë kur garda revolucionare ka luajtur një rol tepër të rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit të mbështetur nga Amerika në rajon dhe në luftën kundër terrorizmit në Irak dhe në Siri me kërkesë zyrtare të qeverive të këtyre vendeve ka dërguar konsulentë ushtarakë. Si reagim ndaj këtij vendimi, Irani ka njohur si grup terrorist qendrën e forcave ushtarake amerikane në rajonin e Azisë Perëndimore të njohur me emrin CENTCOM dhe të gjitha forcat e varura prej saj.

 


 

Tags