Ruhani: Qëndresë unike e popullit përballë veprimeve të Amerikës kundër gardës revolucionare
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i87289-ruhani_qëndresë_unike_e_popullit_përballë_veprimeve_të_amerikës_kundër_gardës_revolucionare
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në paradën e organizuar me rastin e ditës kombëtare të ushtrisë ka thënë: Përgjatë 40 viteve të kaluara ushtria ka qëndruar pranë vilajetit dhe popullit dhe ka sakrifikuar për ruajtjen e integritetit territorial, pavarësisë së vendit dhe shtetit të Republikës Islamike të Iranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 18, 2019 03:43 Europe/Tirane
  • Ruhani: Qëndresë unike e popullit përballë veprimeve të Amerikës kundër gardës revolucionare

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në paradën e organizuar me rastin e ditës kombëtare të ushtrisë ka thënë: Përgjatë 40 viteve të kaluara ushtria ka qëndruar pranë vilajetit dhe popullit dhe ka sakrifikuar për ruajtjen e integritetit territorial, pavarësisë së vendit dhe shtetit të Republikës Islamike të Iranit.

Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit në vazhdim të fjalimit të tij në ceremoninë e ditës kombëtare të ushtrisë, vendimin e qeverisë amerikane për futjen e gardës revolucionare në listën e grupeve të huaja terroriste e quajti një veprim të keq nga një qeveri mashtruese dhe tha: Pas veprimit të Amerikës të gjithë vunë re se populli në formë unike është renditur përkrah gardës revolucionare dhe do të qëndrojë përkrah saj përgjithmonë. Ajo që armiqtë kujtojnë se garda është vetëm një pjesë e forcave të armatosura të Iranit, ata gabojnë rëndë sepse garda revolucionare është e pranishme në të gjithë  vendin, në të gjitha skenat kombëtare dhe shërbyese dhe populli gardën e konsideron të dalë nga gjiri i tij. Prandaj ofendimi i gardës revolucionare dhe i forcave të armatosura është ofendim i kombit të madh iranian. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit situatën aktuale e konsideroi një periudhë të ndjeshme për forcat e armatosura dhe tha: Sot ndodhemi në një situatë ku Amerika dhe regjimi sionist nuk dëshirojnë një rajon të stabilizua, të sigurt me ambient vëllazëror dhe ku mbrohen interesat kombëtare. P.sh. në 18 vitet e kaluara amerikanët kanë ndërhyrë ushtarakisht tek vendet e rajonit si Afganistani dhe Iraku, Siria dhe Libani, Jemeni dhe shumë vende të tjera duke u sjellë atyre dhe popujve të tjerë të rajonit vuajtje, shkatërrime, fatkeqësi dhe dëme. Presidenti Hasan Ruhani ndër të tjera tha: Askush nuk dyshon se prerja e duarve të terrorizmit dhe e terroristëve në Iran, Irak, Afganistan, Liban dhe Siri është rezultat i përpjekjeve të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit dhe i gardës së revolucionit islamik, nga të cilët qeveritë e rajonit kanë kërkuar ndihmë. Njëkohësisht me paradën ushtarake të ushtrisë është prezantuar edhe avioni prodhim iranian Kouthar i cili ka kryer manovra ajrore në ceremoninë e ditës kombëtare të ushtrisë.