Festa e ditëlindjes së shpëtimtarit të botës
Prill 21, 2019 09:34 Europe/Tirane
Sot në të gjithë Iranin festohet ditëlindja e shpëtimtarit të botës hazretit Mehdi (axh).
Njëkohësisht me gjysmën e muajit Shaban që është ditëlindja e shpëtimtarit të botës hazretit Mehdi(axh), dje në darkë të gjithë iranianët janë mbledhur nëpër xhami dhe vende të shenjta dhe kryesisht në qytetin Mashhad pranë mauzoleut të imam Rezait(as) dhe kanë festuar ditëlindjen e shpëtimtarit të botës. Edhe rrugët e Teheranit janë mbushur me njerëz që kanë shpërndarë ëmbëlsira dhe lëngje frutash për të festuar ditëlindjen e hazretit Mehdi. Sot më 15 Shaban të vitit 1440 që përkon më 21 prillin e vitit 2019 është ditëlindja e imamit të 12 të myslimanëve shiitë të botës, hazretit Mehdi (axh).
Tags