Sanksionet kundër Iranit shtojnë çmimin e naftës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i87398-sanksionet_kundër_iranit_shtojnë_çmimin_e_naftës
Agjencia Reuters e lajmeve thotë se çmimi i naftës për çmim në muajin e ardhshëm është rritur me 2.5% dhe ka kapur shifrën e 73.79 dollarëve.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 22, 2019 04:29 Europe/Tirane
  • Sanksionet kundër Iranit shtojnë çmimin e naftës

Agjencia Reuters e lajmeve thotë se çmimi i naftës për çmim në muajin e ardhshëm është rritur me 2.5% dhe ka kapur shifrën e 73.79 dollarëve.

Sipas kësaj agjencie shkak për rritjen e çmimit të naftës në tregjet botërore janë bërë sanksionet e Amerikës dhe vendimi i saj për të mos anuluar vendimin për pezullimin e sanksioneve ndaj atyre vendeve që blejnë naftë nga Irani.  Çmimi mesatar i naftës së papërpunuar të Iranit në dhjetëditëshin e parë të muajit maj është shtuar me 3.2 dollarë dhe ka arritur në 73.79 dollarë për çdo fuçi.  Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se çmimi mesatar i naftës së papërpunuar të Iranit që nga fillimi i këtij viti ishte rreth 66.38 dollarë për çdo fuçi më pas para muajit maj është rritur në 71.55 dollarë për fuçi dhe më 11 maj është ngritur deri në 73.48 dollarë për fuçi. Analistët mendojnë se tensionet ndërkombëtare dhe kërcënimet e Amerikës për reduktimin e eksportit të naftës së Iranit, janë bërë shkak që çmimi i naftës së Iranit të rritet gjatë këtij muaji.