Zhvillohet ceremonia përfundimtare e festivalit kombëtar Gruaja dhe Shkenca "Marjam Mirzakhani"
Ceremonia përfundimtare e sesionit të dytë të festivalit kombëtare Gruaja dhe Shkenca "Marjam Mirzakhani" filloi në prani të zv/presidentit të parë të Republikës Islamike të Iranit në Universitetin e Teheranit.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se në sesionin e dytë të festivalit kombëtar gruaja dhe shkenca "Marjam Mirzakhani" që organizohet me qëllim të vlerësimit të talentit dhe aftësive të shkëlqyeshme të femrave iraniane dhe mbështetjen e tyre, vlerësohet kontributi i 18 grave të zgjedhura dhe të suksesshme iraniane në fushën shkencë, kulturës dhe sferave shoqërore.
Ky festival kombëtar zhvillohet në dy boshte kryesore të kritereve shkencore duke përfshirë novacionin dhe shpikjet, projektet shkencore të dalluara, librat, artikujt dhe bashkëpunimin shkencor ndërkombëtar dhe kriteret kulturore dhe shoqërore që përfshinë rolin e femrave në çështjet si biznesi, aktivitetet e dalluara shoqërore, aktivitetet e dalluara dhe vullnetare kulturore, si dhe aktivitetin në fushën e përhapjes së civilizimit iranian islamik.
Marjam Mirzakhani është matematiciente e njohur iraniane dhe profesoresh në universitetin Stanford, e cila në vitin 2014 për shkak të kryerjes së hulumtimeve në fushën dinamikës dhe gjeometrisë, është shpallur femra e parë që ka fituar medaljen "Filds" si çmimi më i lartë në fushën e matematikës.
Kjo gjeni e shkencës së matematikës pas një lufte katër vjeçare me sëmundjen e kancerit, ka vdekur më 15 janar 2017.