Netanjahu e urdhëroi Trump të shtojë presionet ndaj Iranit
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka urdhëruar presidentin e SHBA Donald Trump për t'u dhënë fund përjashtimeve nga sanksionet për disa vende që blejnë naftë nga Irani, tha një analist politik amerikan.
Rodney Martin, një ish-staf i kongresit, i bëri deklaratat në një intervistë me Press TV, pasi Netanjahu vlerësoi Trump për mosrinovimin e përjashtimeve nga sanksionet, që lejoi tetë vende të blejnë naftë nga Irani pa u sanksionuar. Netanjahu tha të hënën se vendimi i Trump "është i një rëndësie të madhe për rritjen e presionit" ndaj Iranit. "Nuk kam asnjë dyshim se Netanjahu e urdhëroi menjëherë Departamentin e Shtetit të SHBA nëpërmjet Donald Trump, AIPAC, donatorëve dhe mbështetësve çifutë të Trump. Dhe mendoj se ai urdhëroi që kjo politikë të zbatohej. Kështu Izraeli dhe Netanjahu janë shumë të kënaqur, " tha Martin. "Në një shkallë më të gjerë, kjo ekspozon më tej faktin se Izraeli ka një rrjet më të madh influencues në sistemin politik amerikan dhe jo Rusia," shtoi ai. Analisti politik amerikan tha se ky është "një shembull i qartë" që Izraeli ndërhyn në politikën amerikane. Pas njoftimit të Trump, çmimet e naftës të hënën shënuan nivelet e tyre më të larta që nga tetori. Nafta bruto u shit 74 dollarë për fuçi, duke arritur pikën më të lartë në këtë vit.