Reagime botërore ndaj vendimit të Donald Trump kundër Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i87446-reagime_botërore_ndaj_vendimit_të_donald_trump_kundër_iranit
Vendimi i qeverisë së presidentit amerikan Donald Trump kundër naftës iraniane dhe mos pezullimit të sanksioneve ndaj 8 vendeve blerëse të naftës iraniane, ka shkaktuar reagime ndërkombëtare.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 24, 2019 03:10 Europe/Tirane
  • Reagime botërore ndaj vendimit të Donald Trump kundër Iranit

Vendimi i qeverisë së presidentit amerikan Donald Trump kundër naftës iraniane dhe mos pezullimit të sanksioneve ndaj 8 vendeve blerëse të naftës iraniane, ka shkaktuar reagime ndërkombëtare.

Maria Zakharova, zëdhënëse e MPJ të Rusisë, ka thënë se vendimet e Amerikës kundër Iranit nuk duhen shqyrtuar në mënyrë të veçantë dhe shtoi: njohja si grup terrorist e gardës revolucionare të Iranit dhe vendimi i së hënës për të mos shtyrë afatin e pezullimit të sanksioneve kundër naftës iraniane, janë një pjesë tjetër e programit të Amerikës për të ushtruar presione kundër qeverisë dhe popullit iranian. Geng Shuang zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës pasi kritikoi vendimin e Amerikës për të mos shtyrë afatin e pezullimit të sanksioneve kundër naftës iraniane ka thënë: Nga Amerika kemi kërkuar që të respektojë interesat dhe shqetësimet e Kinës dhe të mos vazhdojë me vendime të gabuar që dëmtojnë interesat e Kinës, si dhe të përpiqet për të ruajtur të drejtat dhe interesat e ligjshme të kompanive të brendshme të Kinës. Ai deklaroi se një delegacion kinez është dërguar në Uashington për të analizuar çështjen e pezullimit të sanksioneve kundër naftës iraniane dhe shtoi se mos shtyrja e afatit të pezullimit të këtyre sanksioneve është një tjetër gabim që ndikon shumë në marrëdhëniet mes Pekinit dhe Uashingtonit. Maja Kocijncic zëdhënëse e BE ka kritikuar vendimin e Amerikës për mos shtyrjen e afatit të pezullimit të sanksioneve ndaj importuesve të naftës iraniane dhe ka thënë ky vendim e dobëson akoma më shumë marrëveshjen bërthamore. Wendy Sherman, negociatore e lartë e Amerikës në marrëveshjen bërthamore lidhur me vendimin e presidentit Donald Trump kundër Iranit, në një mesazh të saj në Twitter ka thënë: Sanksionet mund të sjellin përqendrimin në opsionet siç është futja në bisedime, mirëpo ka shumë pak mundësi që Iranit të futet në bisedime me Donald Trump. Norman Lamond, kreu i dhomës së tregtisë së Britanisë dhe Iranit pasi shprehu keqardhjen nga sanksionet e reja të Uashingtonit kundër Iranit, këtë vendim të Donald Trump e ka quajtur veprim agresor. Ai ndër të tjera ka thënë: Me të tilla veprime të Amerikës kundër Iranit, është shumë vështirë të kritikon iranianët për shkak të ndjenjave të tyre anti-perëndimore. Dan Shapiro, ish ambasador i OKB në Izrael ka thënë se sanksionet e Trump kundër Iranit do të bëhet shkak për tensione mes tyre dhe kjo mund të krijojë probleme për amerikanët dhe vetë Donald Trump. Banka Baraclay’s Bank gjithashtu ka shprehur shqetësimin nga vendimi anti-iranian i qeverisë Trump dhe ka theksuar se ky vendim do të rrisë parashikimet për çmimin e naftës gjatë vitit 2019 në mbi 70 dollarë për fuçi që është mesatarja aktuale. Uashingtoni thotë se do të përfundojë afatin për pezullimin e lejeve që lejojnë tetë vende për të blerë naftën iraniane pa u përballur me sanksionet e Uashingtonit. Shtetet e Bashkuara të hënën në një deklaratë thanë se blerësit e naftës iraniane duhet të ndalojnë blerjet deri më 1 maj ose do të përballen me sanksione.