Teherani dhe Moska do të vazhdojnë bashkëpunimin kundër terrorizmit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i87497-teherani_dhe_moska_do_të_vazhdojnë_bashkëpunimin_kundër_terrorizmit
Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shojgu tha se Irani dhe Rusia do të vazhdojnë të luftojnë kundër terrorizmit ndërkombëtar.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 25, 2019 15:52 Europe/Tirane
  • Teherani dhe Moska do të vazhdojnë bashkëpunimin kundër terrorizmit

Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shojgu tha se Irani dhe Rusia do të vazhdojnë të luftojnë kundër terrorizmit ndërkombëtar.

Shojgu i bëri këto deklarata të enjten në një takim me ministrin iranian të mbrojtjes, gjeneral brigade Ahmed Hatami. Duke iu referuar bashkëpunimit Iran-Rusi në zgjidhjen e çështjes siriane, ai tha se bashkëpunimi në formatin e bisedimeve të Astanas luan një rol të madh në vendosjen e armëpushimit dhe normalizimit të situatës në Siri. Ai shprehu ngushëllime për viktimat e përmbytjeve vdekjeprurëse në provincat iraniane dhe vuri në dukje ndihmat humanitare ruse për të mbijetuarit e goditur nga përmbytjet në disa zona të Iranit. Duke iu drejtuar konferencës vjetore të Moskës mbi Sigurinë Ndërkombëtare (MCIS) më herët, ministri iranian i mbrojtjes Ahmed Hatami tha se konferenca u përqendrua në sfidat më të rëndësishme të sigurisë duke njohur kushtet e ndjeshme ndërkombëtare. Hatami kritikoi politikat e vendeve perëndimore duke thënë se rajoni i Gjirit Persik, dhe veçanërisht pjesa jugore e  tij, është shndërruar në një arsenal të armëve për disa shtete. Konferenca vjetore e Moskës mbi Sigurinë Ndërkombëtare (MCIS) filloi të mërkurën në praninë e delegacioneve të mbrojtjes nga 80 vende. Ministri i Mbrojtjes i Iranit, gjeneral brigade Amir Hatami dhe nënsekretari i përgjithshëm i OKB-së për operacionet paqeruajtëse Jean-Pierre Francois morën pjesë në konferencë. Përveç ministrave të mbrojtjes dhe ekspertëve ushtarakë, në konferencë ishin të pranishëm përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe OJQ-të që mbrojnë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Temat e MCIS përfshinin çështjet e ruajtjes së paqes, bashkëpunimin ushtarak dhe sigurinë rajonale në Azi, Afrikë dhe Amerikë Latine.