Ëndrra amerikane kundër Iranit nuk do të realizohet
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i87504-Ëndrra_amerikane_kundër_iranit_nuk_do_të_realizohet
Një gazetë libaneze shkroi se sanksionet amerikane kundër Republikës Islamike të Iranit nuk do të kenë sukses.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 26, 2019 03:55 Europe/Tirane
  • Ëndrra amerikane kundër Iranit nuk do të realizohet

Një gazetë libaneze shkroi se sanksionet amerikane kundër Republikës Islamike të Iranit nuk do të kenë sukses.

E përditshmja libaneze Al-Akhbar të enjten ka shkruar: Duhet pranuar deklaratat e ministrit iranian të naftës si të drejta që eksporti i naftës iraniane nuk do të bjerë në zero. Al-Akhbar në artikullin me titull “Irani dhe anulimi i përjashtimeve të naftës”, shkruan: Ndryshe nga pritjet e presidentit amerikan, anulimi i përjashtimeve të naftës nga sanksionet amerikane kundër Iranit me qëllim arritjen në zero të eksporteve iraniane të naftës nga 6 muaj në tetë muaj, nuk kanë pasur ndonjë efekt në tregun iranian. Ministri iranian i naftës Bizhan Zangeneh ka kritikuar SHBA dhe aleatët e saj për përdorimin e naftës si një "armë" politike për të vënë më shumë presion ekonomik ndaj Republikës Islamike të Iranit, duke theksuar megjithatë se Uashingtoni nuk do të jetë kurrë në gjendje të arrijë ëndrrën e tij për sjelljen e eksporteve të naftës iraniane në "zero".