Sanksionet amerikane, armiqësi me kombin iranian
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i87528-sanksionet_amerikane_armiqësi_me_kombin_iranian
Sanksionet amerikane kundër naftë së Iranit janë armiqësi me kombin iranian. Bizhan Namdar Zangane, ministër i naftës i Iranit ka thënë se ëndrra e amerikane për të çuar në 0 kuotën e shitjes dhe eksportit të naftës iraniane nuk do të realizohet kurrë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 27, 2019 03:38 Europe/Tirane
  • Sanksionet amerikane, armiqësi me kombin iranian

Sanksionet amerikane kundër naftë së Iranit janë armiqësi me kombin iranian. Bizhan Namdar Zangane, ministër i naftës i Iranit ka thënë se ëndrra e amerikane për të çuar në 0 kuotën e shitjes dhe eksportit të naftës iraniane nuk do të realizohet kurrë.

Ministri i naftës së Republikës Islamike të Iranit deklaroi se sanksionet naftore të Amerikës tregojnë armiqësinë kundër popullit të Iranit. Agjencia e lajmeve IRNA Bizhan Zangane, ministri i naftës së Iranit, gjithashtu në lidhje me këtë se sa mund të realizohen premtimet e Arabisë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për të kompensuar mungesën e naftës së Iranit në tregun botërore, ka theksuar se ata po ekzagjerojnë në lidhje me potencialet naftore të tyre. Qeveria e Amerikës të hënën e kaluar ka deklaruar se më nuk do të vazhdojë amnistinë nga sanksionet naftore kundër Iranit për blerësit e naftës iraniane. Mike Pompeo, sekretari amerikan i shtetit, deklaroi se Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë premtuar se do të kompensojnë mungesën e naftës iraniane në tregjet botërore. Një gazetë libaneze shkroi se sanksionet amerikane kundër Republikës Islamike të Iranit nuk do të kenë sukses. E përditshmja libaneze Al-Akhbar të enjten ka shkruar: Duhet pranuar deklaratat e ministrit iranian të naftës si të drejta që eksporti i naftës iraniane nuk do të bjerë në zero. Al-Akhbar në artikullin me titull “Irani dhe anulimi i përjashtimeve të naftës”, shkruan: Ndryshe nga pritjet e presidentit amerikan, anulimi i përjashtimeve të naftës nga sanksionet amerikane kundër Iranit me qëllim arritjen në zero të eksporteve iraniane të naftës nga 6 muaj në tetë muaj, nuk kanë pasur ndonjë efekt në tregun iranian. Ministri iranian i naftës Bizhan Zangeneh ka kritikuar SHBA dhe aleatët e saj për përdorimin e naftës si një "armë" politike për të vënë më shumë presion ekonomik ndaj Republikës Islamike të Iranit, duke theksuar megjithatë se Uashingtoni nuk do të jetë kurrë në gjendje të arrijë ëndrrën e tij për sjelljen e eksporteve të naftës iraniane në "zero". Presidenti i SHBA Donald Trump mendon se Arabia Saudite dhe vendet e tjera janë në gjendje të kompensojnë humbjen e furnizimeve të naftës iraniane, duke penguar kështu një rritje të çmimeve, mirëpo sanksionimi i naftës së Iranit ka shkaktuar rritjen e çmimit të ndërkombëtar të naftës në afro 80 dollarë për fuçi, ndërkohë që koha e sanksioneve ka nuk ka ardhur akoma. Pra, Irani mund të eksportojë gjysmën e naftës së tij, por të fitojë si në të kaluarën. Shtetet e Bashkuara nuk mund të arrijnë qëllimin e tyre për të sjellë eksportet e Iranit në zero derisa Uashingtoni tashmë u zotua të bëjë këtë. Nafta është një produkt strategjik dhe bota ka nevojë për të tha ai, duke shtuar se ato vende që tashmë kanë ndalur importet e naftës nga Irani tani janë duke gjetur mënyra për të blerë indirekt naftën e Iranit.