Speciale me rastin e përvjetorit të lindjes së Hazreti Abas (a.s.)
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i87582-speciale_me_rastin_e_përvjetorit_të_lindjes_së_hazreti_abas_(a.s.)
Kalonin 4 ditë nga muaji sha'ban i vitit 26 hixhri kameri, kur u dha lajmi për lindjen e një foshnje të bekuar në familjen e Imam Aliut (a.s). Atë foshnje e quajtën Abas.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Prill 29, 2019 10:30 Europe/Tirane
  • Speciale me rastin e përvjetorit të lindjes së Hazreti Abas (a.s.)

Kalonin 4 ditë nga muaji sha'ban i vitit 26 hixhri kameri, kur u dha lajmi për lindjen e një foshnje të bekuar në familjen e Imam Aliut (a.s). Atë foshnje e quajtën Abas.

Atë e konsideruan të pastruar në edukatë dhe besnikëri. Nëse keni shkuar në Qerbela, në mesin e dy Mauzoleve, vëreni dy varre të shenjta që ndodhen 278 metër përball njëri-tjetrit. Të dy varrezat shkëlqejnë në kulmin e madhërisë, nëse shikoni me një vëmendje më të thellë, thuajse shikoni flamurtarin e Qerbelasë i cili në kulmin e trimërisë, edhe pas vdekjes vazhdon të jetë i qëndrueshëm duke e vendosur vetëm mbështetës të vëllait të tij Imam Husejnit (a.s.). Ai në respektimin e edukatës ishte në atë mënyrë që kurrë nuk ulej pa leje kur ishte në prani të Imam Husejnit (a.s.). Ai gjithnjë me shprehje të respektueshme si "I biri i Profetit të Zotit" dhe "Zotëria im", respektonte dhe vlerësonte pozitën e lartë të vëllait të tij të nderuar. Ndoshta pikërisht për këtë arsye shumë prej vizitorëve në kohën kur të hyjnë në zonë mes ty Mauzoleve, e përshëndesin Hazreti Abasin dhe pastaj me lejen e tij, së pari shkojnë të vizitojnë varrin e Imam Husejnit (a.s.) dhe pastaj kthehen e vizitojnë varrin e Hazretit Abas (a.s.). Me këtë shprehim urimet tona për përvjetorin e lindjes së Hazretit Abas (a.s.) për ju dhe të për të gjithë liridashësit e botës.

Kalonin 4 ditë nga muaji sha'ban i vitit 26 hixhri kameri, kur u dha lajmi për lindjen e një foshnje të bekuar në familjen e Imam Aliut (a.s). Atë foshnje e quajtën Abas. Ai lindi në një shtëpi e cila edhe pse nuk ishte e zbukuruar me bukuritë e kësaj bote materiale, por ishte e mbushur me dritën e besimit dhe që nga fillimi dhe pikërisht në atë shtëpi, Hazreti Abas u njohë për së afërmi me konceptin e drejtësisë dhe luftës kundër padrejtësisë dhe që nga ajo shtëpi në personalitetin e tij u krijuan kushtet dhe virtytet e qëndresës dhe sakrificës në rrugën e të vërtetën.

Në ditët e fëmijërisë së Hazretit Abas, përball tij qëndronte babai i tij i nderuar si një pasqyrë e besimit, e diturisë dhe përkryerjes i cili ushtronte ndikim mbi atë me fjalët dhe veprimet e tij qiellore. Hazreti Abas përfitonte nga dituria dhe vigjilenca e Imam Aliut (a.s.). Imam Aliu (a.s.) në lidhje me zhvillimin dhe përkryerjen e këtij djali të tij, ka thënë: "Me të vërtetë djali im Abasi në fëmijëri mësoi diturinë dhe ashtu sikur zogu i vogël i pëllumbit që ushqehet me ujë dhe ushqim nga goja e nënës së tij, ai mësoi diturinë dhe njohuritë nga unë". Në ambientin e edukimit të Hazreti Abasit, rridhte burimi i besimit në Zotin një. Edukimi në prehrin e Imam Aliut (a.s.) të cilin Profeti i nderuar i Islamit, Hazreti Muhamed s.a.v.s. e ka quajtur portë e diturisë dhe i dashuruar në Zotin e madhëruar, krijoi një strukturë të pastër dhe të bekuar për periudhën e fëmijërisë dhe rinisë së Hazretit Abas në mënyrë që në të ardhmen ai të jetë një pemë e lartë e qëndrueshmërisë dhe flamurtari i heroizmit dhe burrërisë.

Image Caption

Hazreti Abas ishte së bashku me dy nipat e nderuar të Hazretit Muhamed s.a.v.s, Hasanin dhe Husejnin dhe në klasën e atyre dy imamëve të nderuar, mësoi parimet e mirësisë dhe virtytet e larta njerëzore. Hazreti Abas gjithmonë ishte së bashku me Imam Husejnin (a.s.) dhe në shpirtin e vet e ndërtonte fuqishëm modelin e sjelljeve të tij deri në atë masë sa që u bë rreze e dritës së vëllait në karakteristika dhe pikëpamjet e veta. Imam Husejni (a.s.) i cili kishte kuptuar shumë mirë respektin dhe dashurinë e pastër të vëllait të vet Abasit, i jepte përparësi atij ndaj të gjithë familjes së tij dhe në mënyrë të sinqertë tregonte dashuri ndaj tij. Modelet edukative të Hazretit Abas e ngritën atë në nivel të reformatorëve të mëdhenj të njerëzimit, në nivelin e atyre të cilët me punën e vazhdueshme dhe me sakrificën e vet kanë ndryshuar rrugën e historisë për ta shpëtuar shoqërinë njerëzore nga poshtërimi dhe për të ringjallur idealet e larta njerëzore. Ky fëmijë që nga ditët e para të zhvillimit të tij, mësoi të bëjë sakrificë në rrugën e ngritjes së fjalës së Zotit dhe ngritjes së flamurit të besimit në një Zot. Një bindje e tillë kishte lëshuar rrënjë në thellësinë e shpirtit dhe ishte mishëruar me qenien e tij.

Historia tregon se Imam Aliu (a.s.) për edukimin e djalit të tij ka treguar përkushtim të madh dhe Abasin përveç edukimit shpirtëror dhe moral, e ka edukuar edhe nga aspekti fizik deri në atë masë sa që ai u zhvillua me një trup të mirë fizik dhe luftarak. Përveç karakteristikave trashëguese që Abasi trashëgoi nga babai i tij, edhe aktiviteti i tij i përditshëm duke përfshijë ndihmën e babait në punët bujqësore, në ujitjen e kopshteve me hurma dhe hapjen e puseve, si dhe përgatitjen luftarake, e ndihmuan atë që të konsiderohet një luftëtarë i dalluar. Imam Aliu (a.s.) ka vepruar sipas porosisë së Profetit të nderuar të Hazretit Muhamed s.a.v.s. për stërvitjen dhe trajnimin e fëmijëve dhe të rinjve në sporte të ndryshme luftarake si kalërimi, qitja me hark, lundrimi me anije dhe noti. Ai personalisht i ka mësuar Hazreti Abasiot sportet luftarake.

Forca e besimit në Zotin dhe qëndrueshmëria në këtë bindje, ishte një prej karakteristikave të dalluara të Hazreti Abasit. Babai i tij e kishte ushqyer atë me besimin e bazuar në vetëdije dhe në thellimin në të vërtetat e ekzistencës dhe sekreteve të natyrës. Me besimin të cilin vet ai e përshkruan në këtë mënyrë: "Nëse për mua do të zbulohen edhe sekretet, nuk do të më shtohet më tepër besimi dhe bindja".

Ky besim i thellë dhe i rrënjosur ishte mishëruar me qelizat e trupit të Hazreti Abasit dhe e shndërroi atë në një prej njerëzve më të mëdhenj të devotshmërisë dhe besimit në Zotin Një. Në bazë të këtij besimi të qëndrueshëm dhe të madh, ai veten dhe vëllain e tij e sakrifikoi në rrugën e Zotit dhe vetëm për Zotin.

Trimëria dhe guximi janë shenja më të qarta të burrërisë, sepse ato janë shenja të forcës dhe qëndrueshmërisë përball ngjarjeve. Hazreti Abas këtë virtyt të lartë e kishte trashëguar nga babai i tij i cili është njeriu më trimi në botën e ekzistencës dhe nga dajallarët e tij të cilët kanë qenë prej trimave në njohur në mesin e arabëve.

Hazreti Abas ishte një botë e mbushur me plotë heroizma dhe ashtu siç kanë transmetuar historianët, gjatë luftërave kur ishte në shoqërim të babait të tij, kurrë nuk ka treguar frikë e mëdyshje. Thuhet se në valën e betejës së luftës së Sifinit një djalosh i ri u nda nga radhët e ushtrisë së Islamit i cili kishte një mbulesë në fytyrë. Doli para dhe hoqi mbulesën nga fytyra dhe me një britmë të zjarrtë kërkoi trim për dyluftim. Moshën e tij e kanë supozuar të ishte rreth 17 vjeçar. Muavije i ishte drejtuar Abu Sha'sha, i cili konsiderohej një luftëtar trim në mesin e ushtrisë së tij, dhe e kishte urdhëruar atë që të shkojë në dyluftim. Por, Abu Sha'sha i ishte përgjigjur ashpër Muavijes duke i thënë: "Populli i Shamit mua më konsiderojnë të barabartë me njëmijë luftëtarë. Ti dëshiron që të më dërgosh mua në dy luftim me një djalosh që akoma është adoleshent?!" Pastaj ai urdhëroi njërin prej djemve të tij që të shkojë në dyluftim me Hazreti Abasin. Nuk kaluan shumë çaste të betejës kur Hazreti Abas e zhyti atë në gjak. Pasi u qetësua pluhuri i betejës Abu Sha'sha me çudinë më të madhe e pa se djali i tij kishte rënë për toke i zhytur në gjak. Ai kishte shtatë djem dhe djalin tjetër të tij e dërgoi në dyluftim përsëri me Hazretin Abas, mirëpo rezultati nuk ndryshoi. Ai i dërgoi djemtë e tjerë në dyluftim, mirëpo ai trim i ri i vrau të gjithë ata. Në fund Abu Sha'sha i cili e shikonte të humbur nderin dhe reputacionin luftarak të familjes së tij, më në fund shkoi vet në dyluftim, mirëpo Hazreti Abasi e vrau edhe atë. Më askush nga ushtria e Muavijës nuk kishte guxim të dalë në dyluftim me atë trim të ri. Hazreti Abas me trimërinë dhe guximin e vet, mahniti edhe komandantët e ushtrisë së Imam Aliut (a.s.). Kur u kthye në kampin e ushtrisë së vet, Imam Aliu (a.s.) hoqi mbulesën nga fytyra e djalit të tij dhe pastroi pluhurin nga fytyra e tij.

Image Caption

Në kohën kur u martirizua Imam Aliu (a.s.), Hazreti Abasi kishte bërë besëlidhje babait të vet që do të jetë në shoqërim dhe mbështetje të vëllezërve të tij. Gjatë jetës së vet, ai kurrë nuk ka bërë një hap para vëllezërve të tij. Në kohën e Imametit të Imam Hasanit (a.s.) dhe të paqes me Muavijen, i qëndroi besnik parimit të ndjekjes së Imamit të vërtetë dhe qëndroi në mbështetje të vëllait të vet. Në ato rrethana të trazirave, nuk mund të gjejmë asnjë rast në burimet historike që ai pavarësisht veprimeve të disa shokëve, kurrë nuk u mundua t'i japë këshilla vëllait të vet, Imam Hasanit (a.s.) në bazë të interesit të mirë të përgjithshëm. Imam Hasani (a.s.) pas kthimit në Medine, Hazreti Abas përkrahë Imam Hasanit (a.s.) punoi për të ndihmuar nevojtarët dhe shpërndante dhurimet e Imam Husanit (a.s.) në mesin e njerëzve. Hazreti Abas gjatë kësaj periudhe kishte marrë epitetin "Porta e Nevojtarëve" dhe ishte bërë mjet për të ndihmuar dhe mbështetur bonjakët dhe të varfërit e shoqërisë.

Me ardhjen në pushtet të Jezid bin Muavije, Hazreti Abas e shikonte gjendjen e vështirë të Umetit Islam nën pushtetin tiran të Emevitëve dhe njerëzit që jetonin një jetë të poshtëruar dhe me dinjitet të përdhosur. Një grup i kriminelëve Emevit kishin marrë në dorë fatin e popullit, plaçkitnin pasurinë e tyre dhe loznin me fatet e njerëzve. Në këtë situatë të vështirë, Hazreti Abas besnikërinë e vet ndaj Umetit Islam e shikoi në shoqërimin e vëllait të vet Imam Husejnit (a.s.) në kryengritjen e Qerbelasë. Prandaj në shoqërim të vëllait të tij, hodhi moton e çlirimit nga zgjedha e robërimit të pushtetit Emevit dhe qëllim të tij caktoi çlirimin e Umetit Islam nga robëria dhe filloi një luftë të shenjtë për të rikthyer jetën e ndershme me dinjitet të Umetit Islam dhe në rrugën e realizimit të këtij qëllimi sakrifikoi veten me të gjithë besnikët e vet.

Në kohën kur plaçkat e plaçkitur nga lufta e Qerbelasë i dërguan në Sham pranë Jezidit, në mesin e tyre ishte një flamur i madh. Jezidi dhe të pranishmit në kuvend e panë se flamuri ishte bërë vrima-vrima, por pjesa me të cilën kapej në dorë kishte mbetur e shëndosh. Jezidi pyeti se kush e ka mbajtur këtë flamur? I thanë se Abas bin Ali. Jezid me hipokrizi tre herë u ngrit dhe u ulë gjoja në shenjë respekti ndaj atij flamuri dhe tha: "Shikojeni këtë flamur të cilit nuk i ka mbetur asnjë vend i shendosh nga shtizat e shpatat, përveç pjesës me të cilën e mbante atë flamurtari. Ke larguar nga vetja mallkimin e O Abas! Mallkimi nuk është meritë e jote".

Kështu është zakoni i besnikërisë së vëllait ndaj vëllait të vet.

Përshëndetje për Hazretin Abas! Përshëndetje për atë njeri të madh që nëpërmjet mirësisë dhe fisnikërisë mori epitetin "Abul-Fadl" dhe figura e tij e shkëlqyer u njoh me emrin "Kamere Beni Hashim" që do të thotë "Hëna e Beni Hashim". Imam Xhafer Sadik (a.s.) në fillim të lutjes me rastin e vizitës së varrit të Hazretit Abas, ka dëshmuar besimin absolut dhe vigjilencën e lartë të tij dhe ka thënë:

"Dëshmoi që ti as për një çast nuk ke treguar mëdyshje dhe as dobësi dhe nuk je kthyer, por rruga e jetës tënde është përcaktuar mbi besimin dhe vigjilencën në fenë dhe besimin në një Zot".

Urime përvjetori i lindjes së Hazretit Abas!