Takht’revançi: Objektivi i kërcënimeve të Amerikës është devijimi nga çështja palestineze
Përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në OKB nga Bashkësia Ndërkombëtare kërkoi të përballet me përpjekjet e amerikanëve dhe partnerëve të tyre për të devijuar vëmendjen nga çështja palestineze me anë të kërcënimeve.
Maxhid Takht’revançi i pranishëm në takimin e KS të OKB ku është trajtuar çështja palestineze dhe ajo e Lindjes së Mesme tha se mbështetja për Izraelin është primare në politikat e jashtme të Amerikës dhe Uashingtoni është i gatshëm të shkelë të gjitha dispozitat dhe normat ndërkombëtare vetëm për të mbështetur këtë regjim. Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në OKB ndër të tjera shtoi: Kriza në rajon ka nisur me pushtimin e një territori dhe vetëm me dhënien fund të këtij pushtimi kjo krizë mund të përfundojë. Takht’revançi rikujtoi përgjegjësitë juridike që ka KS i OKB në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në botë dhe tha: Ky këshill duhet ta detyrojë regjimin pushtues sionist që t’i japë fund pushtimit të Palestinës. E drejta e një kombi nuk mund të mohohet as me presione ushtarake, as me presione politike, as me presione ekonomike dhe as me dollarët e naftës. Takht’revançi rikujtoi mbështetjen botërore për të drejtat e palestinezëve dhe kërkoi vazhdimin e mbështetjes ndërkombëtare për krijimin e qeverisë së pavarur të Palestinës me kryeqytet Kodsin e shenjtë.