Zanganeh paralajmëron për kërcënimet ndaj interesave të Iranit në OPEC
(last modified Fri, 03 May 2019 07:05:01 GMT )
May 03, 2019 09:05 Europe/Tirane
  • Zanganeh paralajmëron për kërcënimet ndaj interesave të Iranit në OPEC

Minsitri iranian i naftës ka thënë: Teherani është anëtarë i OPEC për interesa të tij dhe nëse ndonjë anëtar i OPEC dëshiron të kërcënojë Iranin dhe ta rrezikojë atë, atëherë një gjë e tillë nuk do të mbetet pa përgjigje.

Bizhan Zangane të enjten pas takimit me Mohamed Sanusi Barekindo, sekretar i përgjithshëm i OPEC-ut në Teheran, në lidhje me boshtin e këtij takimi, ka thënë: Në këtë takim u njoftua se OPEC për shkak të unilaterizimit të disa anëtarëve është në rrezik dhe ekziston mundësia e rrënimit të kësaj organizate. Ditë më parë, ministri iranian i naftës Bizhan Zangeneh ka kritikuar SHBA dhe aleatët e saj për përdorimin e naftës si një "armë" politike për të vënë më shumë presion ekonomik ndaj Republikës Islamike të Iranit, duke theksuar megjithatë se Uashingtoni nuk do të jetë kurrë në gjendje të arrijë ëndrrën e tij për sjelljen e eksporteve të naftës iraniane në "zero".

 

Tags