Vazhdojnë veprimet anti-iraniane të Donald Trump
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i87716-vazhdojnë_veprimet_anti_iraniane_të_donald_trump
Amerika në veprimet më të reja të saj kundër Iranit ka sanksionuar bashkëpunimin e Iranit me vendet e tjera për zgjerimin e centralit atomik Bushehr dhe transferimin e uraniumit të pasuruar dhe ujit të rëndë të prodhuar në Iran, jashtë vendit.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
May 04, 2019 06:37 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë veprimet anti-iraniane të Donald Trump

Amerika në veprimet më të reja të saj kundër Iranit ka sanksionuar bashkëpunimin e Iranit me vendet e tjera për zgjerimin e centralit atomik Bushehr dhe transferimin e uraniumit të pasuruar dhe ujit të rëndë të prodhuar në Iran, jashtë vendit.

Departamenti amerikan i shtetit ditën e premte njoftoi se prej datës 4 maj ndihmat për zgjerimin e centralit atomik të Bushehrit janë përtej nevojave të reaktorit aktual dhe aktivitet për transferimin e uraniumit të pasuruar jashtë shtetit në shkëmbim të uraniumit natyral do të sanksionohen. DASH gjithashtu në këtë deklaratë tha se nuk do të lejojë depozitimin e ujit të prodhuar më tepër sesa kufizimet aktuale të Iranit. Kjo është në kohën kur Iranit në bazë të marrëveshjes bërthamore i është lejuar pasurimi i uraniumit në gradën 3.67, mirëpo DASH në deklaratën e tij ka kërkuar që Irani të ndërpresë të gjithë procesin e pasurimit të uraniumit. Mike Pompeo në një deklaratë qesharake të tij ka pretenduar se vendimet janë marrë për të penguar çdo përpjekje të Iranit për posedimin e armëve atomike. Kjo deklaratë e sekretarit amerikan të shtetit bëhet në kohën kur ANEA në 14 raportet e saj ka konfirmuar karakterin paqësor të programit bërthamor të Iranit. Me anë të sanksioneve amerikan synon që vendet e mbetura në marrëveshjen bërthamore të detyrohen të shkelin normat dhe dispozitat e tyre ndërkombëtare dhe të pengojë transferimin ujit të rëndë të Iranit për në oman dhe shkëmbimin e uraniumit t pasuruar me uraniumin natyral si dhe bashkëpunimin me Rusinë në fushën e zgjerimit të centralit atomik të Bushehrit. Donald Trump më 8 Maj pasi ka përsëritur pretendimet e tij boshe kundër Iranit dhe kundër marrëveshjes bërthamore, shpalli daljen e Amerikës nga kjo marrëveshje dhe premtoi rikthimin e sanksioneve kundër Iranit. Donald Trump pas tërheqjes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore, më 5 nëntor të vitit të kaluar shpalli rivendosjen e sanksioneve kundër Iranit. Këto sanksione kthehen për një periudhë 90-180 ditë. Faza e parë e sanksioneve kundër Iranit u zbatua në muajin gusht ndërsa faza e dytë u vu në zbatim më 5 nëntor 2018. Kjo është në kohën kur Britania, Franca, Rusia, Kina, Gjermania dhe BE janë shprehur pro ruajtjes dhe mbështetjes së marrëveshjes bërthamore me anë të krijimit të sistemit INSTEX. Marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe grupit 5+1 dhe programi i përbashkët i veprimit është një akord i arritur mes të gjitha palëve. Marrëveshja bërthamore e Iranit dhe grupit 5+1 ka nisur të zbatohet që prej janarit të vitit 2016 mirëpo qeveria amerikane si një prej nënshkruesve të kësaj marrëveshjeje e ka shkelur dhe sabotuar disa herë atë. Donald Trump përkundër qëndrimeve të palëve të tjera nënshkruese të marrëveshjes bërthamore, këtë marrëveshje e ka cilësuar një marrëveshje të tmerrshme dhe ka shpallur anulimin e saj, mirëpo bota e ka kundërshtuar këtë veprim të presidentit të Amerikës.