Irani dënon sulmet e regjimit sionist kundër rripit të Gazës
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka dënuar sulmet e regjimit sionist në gaza që kanë shkaktuar martirizimin dhe plagosjen e dhjetëra palestinezëve mes tyre grave dhe fëmijëve.
Abas Musavi pasi vlerësoi mbrojtjen e ligjshme dhe rezistencën e duruar të popullit palestinez përballë regjimit sionist ka thënë se është e drejtë e ligjshme e palestinezëve që të mbrojnë veten e tyre përballë krimeve të regjimit sionist. Ai më këtë rast kërkoi nga organizatat ndërkombëtare, asambletë rajonale dhe ndërkombëtare të ndalojnë vazhdimin e krimeve të regjimit sionist kundër Palestinës. Në mbështetjen e pakufishme të Amerikës ndaj regjimit sionist dhe heshtjes së turpshme të disa qeverive islamike, regjimi sionist vazhdon krimet e tij kundër palestinezëve, tha në fjalën e tij zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, Abas Musavi. Në dy ditët e kaluara për shkak të bombardimit të rajonit të Gazës nga ana e avionëve luftarakë të regjimit sionist, të paktën 24 palestinezë janë martirizuar dhe 170 të tjerë janë plagosur.