Përurohen suksese të reja të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i87775-përurohen_suksese_të_reja_të_ushtrisë_së_republikës_islamike_të_iranit
Disa suksese të reja të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit janë përuruar gjatë një ceremonie me pjesëmarrjen e shefin për koordinim dhe komandantin e forcave tokësore të ushtrisë së Iranit.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
May 06, 2019 11:16 Europe/Tirane
  • Përurohen suksese të reja të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit

Disa suksese të reja të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit janë përuruar gjatë një ceremonie me pjesëmarrjen e shefin për koordinim dhe komandantin e forcave tokësore të ushtrisë së Iranit.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se droni "Faraz 220" është një sukses i ri i ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit i cili ka kapacitet të patrullojë në një zonë operative 100 km, të vazhdojë fluturimin deri në 8 orë, të bartë një ngarkesë 20kg dhe të vëzhgojë zonën e caktuar gjatë ditës dhe natës.

Një tjetër sukses i ri i ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit është sistemi dirigjues laser i cili ka kapacitetin e duhur për dirigjimin e raketave laser me rreze veprimi 5.5 km.

Ky sistem i cili instalohet në raketa laser, ka kapacitet për hedhjen e llojeve të ndryshme të raketave laser të koduara me një lëvizje të lartë.

Një sukses tjetër që u përurua nga ushtria e Republikës Islamike të Iranit është sistemi i dylbive super të larta dhe ky sistem ka kapacitet të identifikojë dhe zmadhojë objektet 150 herë më shumë si njeriun në një distancë 15 km dhe automjetet deri në 20 km.  

Sistemi optik i topit artilerisë 23 milimetër ishte një tjetër sukses që u përuruar nga ushtria e Republikës Islamike të Iranit. Ky sistem përfshin një dylbi digjitale me zmadhim 30 herë më shumë e cila rrit kapacitetin e funksionit të topit dy herë më shumë.

Centrali diellor lëvizës me kapacitet 5 kilovat dhe sofistikimi i sistemit sulmues të tankut "Chieftain" ishin sukseset e tjera të përuruara nga ushtria Republikës Islamike të Iranit.