Këshillat e liderit suprem për ulematë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i87846-këshillat_e_liderit_suprem_për_ulematë
Lideri suprem i revolucionit islamik në një takim me rreth 2 mijë klerikë nga i gjithë vendi, mes tyre profesorë, studentë dhe përgjegjës të qendrave mësimore fetare dhe ulema të fesë tha se ata kanë përgjegjësinë e prezantimit të islamit dhe të përhapjes së tij në shoqëri dhe shtoi: Ulematë në pozitën e trashëgimtarëve të profetëve duhet të përhapin monoteizmin dhe besimin në fe.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 09, 2019 04:41 Europe/Tirane
  • Këshillat e liderit suprem për ulematë

Lideri suprem i revolucionit islamik në një takim me rreth 2 mijë klerikë nga i gjithë vendi, mes tyre profesorë, studentë dhe përgjegjës të qendrave mësimore fetare dhe ulema të fesë tha se ata kanë përgjegjësinë e prezantimit të islamit dhe të përhapjes së tij në shoqëri dhe shtoi: Ulematë në pozitën e trashëgimtarëve të profetëve duhet të përhapin monoteizmin dhe besimin në fe.

Ajetollah Khamenei në këtë takim përmendi nevojat e sotme të njerëzve për tu njohur me fenë dhe nevojën e bashkëpunimit në botën islame dhe njohja e shoqërive të ndryshme me botën islame për të cilat kanë përgjegjësi ulematë dhe tha: Mendimi se popujt në vende të ndryshme të botës i kanë kthyer shpinën fesë është mendim i gabuar sepse interesimi i tyre për fenë është shtuar. Lideri suprem qendrat mësimore fetare i ka quajtur qendra të rëndësishme islame dhe me një pozitë të lartë në shoqëri dhe ka thënë: Njohja dhe dhënia e mësimeve islame dhe fetare për njerëzit është detyrë e këtyre qendrave dhe e sektorëve të tjerë për përhapjen e fesë në jetën e popullit. Lideri suprem Ajetollah Khamenei ndër të tjera shtoi: Ulematë si trashëgimtarë të profetëve mbajnë përgjegjësi për shtrirjen e islamit në jetën e njerëzve dhe ngritjen sa më të lartë të tij.