Irani gjithmonë mbështet sovranitetin kombëtar të Bosnjës dhe Hercegovinës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i87854-irani_gjithmonë_mbështet_sovranitetin_kombëtar_të_bosnjës_dhe_hercegovinës
Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se Republika Islamike e Iranit në 25 vitet e kaluara gjithnjë ka mbështetur popullin e Bosnjës dhe Hercegovinës dhe ka mbështetur pavarësinë dhe sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial dhe bashkëjetesën paqësore të të gjitha grupeve etnike në këtë vend.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
May 09, 2019 07:39 Europe/Tirane
  • Irani gjithmonë mbështet sovranitetin kombëtar të Bosnjës dhe Hercegovinës

Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se Republika Islamike e Iranit në 25 vitet e kaluara gjithnjë ka mbështetur popullin e Bosnjës dhe Hercegovinës dhe ka mbështetur pavarësinë dhe sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial dhe bashkëjetesën paqësore të të gjitha grupeve etnike në këtë vend.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Mahmud Hejdari, ambasadori i Iranit në Bosnjë dhe Hercegovinë, ditën e mërkurë me rastin e 25 vjetorit të hapjes së ambasadës së Republikës Islamike në Sarajevë, deklaroi: “Forcimi i marrëdhënieve të Iranit me Bosnjën dhe Hercegovinën ushtron ndikim pozitiv në ngritjen e nivelit të marrëdhënieve mes rajonit të Ballkanit dhe rajonit të Lindjes së Mesme”.

Ambasadori i Iranit në Sarajevë shtoi: “Irani ishte prej vendeve të para që njohu zyrtarisht shtetin e pavarur të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe ka dërguar ndihma të mëdha humanitare gjatë periudhës së luftës dhe pas saj për refugjatët boshnjakë”.

Hejdari në vazhdim të fjalës së tij vuri në dukje nënshkrimin e shumë marrëveshjeve për bashkëpunim mes Iranit dhe Bosnjës dhe shtoi se të dy popujt kanë marrëdhënie shumë të mira mes vete dhe kanë një interesim të madh për zgjerimin sa më shumë të këtyre marrëdhënieve.