Reagimi i ministrisë së jashtme të Iranit ndaj sanksioneve të reja amerikane
(last modified Thu, 09 May 2019 17:52:48 GMT )
May 09, 2019 19:52 Europe/Tirane
  • Reagimi i ministrisë së jashtme të Iranit ndaj sanksioneve të reja amerikane

Ministria e jashtme iraniane ka reaguar ndaj vendosjes së fundit të sanksioneve të Shteteve të Bashkuara ndaj sektorëve të metalit dhe minierave të vendit, duke paralajmëruar se Uashingtoni duhet të mbajë koston për të gjitha dëmet që rrjedhin nga sanksionet.

Sanksionet, siç ka qenë rasti me të gjitha masat e njëanshme [të mëparshme] të Shteteve të Bashkuara [që synojnë Republikën Islamike të Iranit], janë në kundërshtim me të gjitha parimet themelore dhe rregulloret e marrëdhënieve ndërkombëtare ", tha të enjten zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Abas Musavi, duke shtuar, se "përgjegjësia për riparimin e dëmeve [potencialisht të shkaktuara nga sanksionet] qëndron në SHBA. Diplomati iranian theksoi se masat kufizuese të ndërmarra nga SHBA kundër industrisë metalurgjike të Iranit "shkelin angazhimet ndërkombëtare të Uashingtonit dhe atë e përball me përgjegjësi ndërkombëtare". Një ditë më parë presidenti i SHBA Donald Trump mori një vendim për të privuar Iranin nga të ardhurat që vijnë nga sektorët e synuar si nafta dhe minierat. Uashingtoni, nën drejtimin e Trump, po ndjek një politikë të "presionit maksimal" kundër Teheranit. me të tillë administratë Uashingtoni vitin e kaluar është tërhequr nga një marrëveshje historike shumëpalëshe bërthamore me Republikën Islamike dhe duke rivendosur sanksionet që ishin hequr nga marrëveshja. Megjithatë zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit Abas Musavi tha se masat e paligjshme të marra nga Shtetet e Bashkuara mund të ndiqen penalisht nëpërmjet sistemit gjyqësor ndërkombëtar pasi që përbën një shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

 

 

Tags